MASH: Deri më 5 dhjetor studentët mund të aplikojnë sërish për subvencione për ushqimin
Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton se nga data 1 deri më 5 dhjetor 2024 është hapur afati për aplikim për të drejtën e ushqimit të subvencionuar për studentët për vitin akademik 2024/2025. Të gjithë studentët të cilët i plotësojnë kushtet dhe nuk kanë aplikuar më parë mund të dorëzojnë aplikim elektronik përmes portalit: https://e-uslugi.mon.gov.mk. […]

Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton se nga data 1 deri më 5 dhjetor 2024 është hapur afati për aplikim për të drejtën e ushqimit të subvencionuar për studentët për vitin akademik 2024/2025.
Të gjithë studentët të cilët i plotësojnë kushtet dhe nuk kanë aplikuar më parë mund të dorëzojnë aplikim elektronik përmes portalit: https://e-uslugi.mon.gov.mk.
Informacione për kushtet dhe kriteret për ushtrimin e të drejtës gjenden në njoftimin e Ministrisë së Arsimit, ndërsa për informata shtesë studentët mund të kontaktojnë Ministrinë e Arsimit me e-mail në [email protected].
Ministria e Arsimit dhe Kulturës thekson se mund të aplikojnë sërish të gjithë nxënësit të cilëve më parë iu është pezulluar e drejta dhe që konsiderojnë se i plotësojnë kushtet.