Mbaroi afati për taksat e vitit 2025-të në RMV, DAP kërkoi të kryhen borxhet që të mos ketë bllokime
Drejtoria për të Ardhura Publike ka paralajmëruar qytetarët që ka mbaruar afati për taksat e vitit 2025-të, ashtu që kërkoi pagesat të kryhen që mos të ketë borxhe dhe bllokime më të larta, transmeton Portalb.mk. Afati për pagesën e diferencës tatimore për vitin 2025 ka mbaruar më 16 prill, ndërsa DAP sot përsëri kërkoi që […]
Drejtoria për të Ardhura Publike ka paralajmëruar qytetarët që ka mbaruar afati për taksat e vitit 2025-të, ashtu që kërkoi pagesat të kryhen që mos të ketë borxhe dhe bllokime më të larta, transmeton Portalb.mk.
Afati për pagesën e diferencës tatimore për vitin 2025 ka mbaruar më 16 prill, ndërsa DAP sot përsëri kërkoi që tatimpaguesit të kryejnë sa më shpejtë pagesën, ndërkohë ka informuar kompanitë për borxhin e tyre.
“Pagesa e vonuar do të thotë rritje e borxhit për shkak të interesit dhe rreziku i mbledhjes së detyruar, bllokimi i llogarive bankare dhe masa të tjera”, raportoi DAP-i, duke sqaruar se pagesa në kohë e taksave do të ndihmon në funksionimi e qëndrueshëm të shërbimeve publike.
DAP-i raportoi që nga 19 550 bilancesh të regjistruara, te 10 252 janë kryer pagesat.