Mbështetja e madhe në Ribar të Madh dhe Zllakuqan, Ahmeti: Dëshmi e punës konkrete në çdo fshat
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe njëherit kandidati i LDK-së për një mandat të ri në këtë komunë, Imri Ahmeti, ka vazhduar fushatën zgjedhore me qytetarët e Ribarit të Madh dhe Zllakuqanit. Ai tha se këto dy fshatra janë dëshmi e qartë e punës së bërë gjatë viteve të fundit, duke përmendur një sërë projektesh […]


Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe njëherit kandidati i LDK-së për një mandat të ri në këtë komunë, Imri Ahmeti, ka vazhduar fushatën zgjedhore me qytetarët e Ribarit të Madh dhe Zllakuqanit.
Ai tha se këto dy fshatra janë dëshmi e qartë e punës së bërë gjatë viteve të fundit, duke përmendur një sërë projektesh konkrete si: ndërtimin e shkollës së re, ndërtimin e sallës sportive, zgjerimin e rrugës “Vehbi Kozhani” deri në Zllakuqan, riasfaltimin e rrugës kryesore deri në Poturovc, si dhe shumë projekte tjera infrastrukturore, raporton ORAinfo.
“Programi ynë ka në qendër qytetarin dhe vazhdimësinë e punëve të mira. Përkushtimi dhe mbështetja e banorëve të Ribarit të Madh dhe Zllakuqanit na japin forcë për fitoren e madhe që na pret,” tha Ahmeti para të pranishmëve.
Ai shtoi se Ribari i Madh dhe Zllakuqani konfirmuan edhe një herë unitetin e tyre me vizionin dhe objektivat e LDK-së për Lipjanin e së ardhmes. /ORAinfo/
Postimi i plotë:
Ribari i Madh dhe Zllakuqani, dëshmi se kemi punuar në çdo fshat
Ribari i Madh është dëshmi konkrete e punës sonë. Projektet si ndërtimi i shkollës së re, ndërtimi i sallës sportive, zgjerimi i rrugës “Vehbi Kozhani” deri në Zllakuqan, riasfaltimi i rrugës kryesore deri në Poturovc, si dhe shumë projekte të tjera infrastrukturore, janë tregues të qartë të angazhimit tonë për zhvillim.
Programin tonë, që në qendër ka qytetarin dhe vazhdimësinë e punëve të mira, e prezantuam sonte në mesin e qytetarëve të Ribarit të Madh dhe të Zllakuqanit.
Përkushtimi i tyre dhe mbështetja masive na japin forcë për fitoren e madhe që na pret.
Ribari i Madh dhe Zllakuqani konfirmuan edhe një herë se qëndrojnë të bashkuar me objektivat dhe vizionin tonë për të vazhduar përpara.
113