MÇE dhe EPI nënshkruan Memorandum i cili zyrtarizon angazhimin e përbashkët për monitorimin e zbatimit të Agjendës reformuese
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani dhe drejtoresha e Institutit për Politika Evropiane (EPI), Simonida Kacarska, sot në Ministrinë për Çështje Evropiane (MÇE) të Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkruan Memorandum për bashkëpunim, me çka zyrtarizuan angazhimin e përbashkët të MÇE-së dhe EPI-të për zbatimin të suksesshëm të projektit “Monitorimi i reformave dhe rritjes në […]


Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani dhe drejtoresha e Institutit për Politika Evropiane (EPI), Simonida Kacarska, sot në Ministrinë për Çështje Evropiane (MÇE) të Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkruan Memorandum për bashkëpunim, me çka zyrtarizuan angazhimin e përbashkët të MÇE-së dhe EPI-të për zbatimin të suksesshëm të projektit “Monitorimi i reformave dhe rritjes në BP” (WB Reform and Growth Monitor), transmeton Portalb.mk.
“Projekti, i cili financohet nga Bashkimi Evropian, ka për qëllim t’u mundësojë organizatave të shoqërisë civile nga rajoni që në mënyrë aktive të kontribuojnë në projektimin dhe zbatimin e besueshëm të reformave lidhur me katër shtyllat e Planit të rritjes së Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor.
Përmes këtij bashkëpunimi, MÇE dhe EPI do të punojnë bashkërisht në monitorimin dhe analizimin e zbatimit të Agjendës reformuese 2024-2027, se si të sigurohet pjesëmarrje e përforcuar në proceset reformuese, inkurajimi i transparencës dhe rritja e ndikimit të organizatave të shoqërisë civile në krijimin e politikave. Ky partneritet është hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të mekanizmit gjithëpërfshirës dhe efikas për monitorimin e reformave, të cilat janë të rëndësisë së jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe social të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit.
Plani për Rritje për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë eurosh u miratua nga Komisioni Evropian me 8 nëntor 2023. Ai bazohet në katër shtylla: forcimi i integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së; forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal; përshpejtimi i reformave fundamentale dhe rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat.
Në prill dhe maj 2024, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së ranë dakord që vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin 6 miliardë euro nga Brukseli, dy miliard do të jenë para pa kthim, ndërsa tjerat në formë të kredive.
750 milionë euro janë të destinuara për Maqedoninë e Veriut, kurse kësti i parë do të jetë shtatë përqind, përkatësisht 52.5 milionë euro.