Më 14 nëntor do të fillojë debati në Komision, ndërsa në javën e dytë të dhjetorit seanca për Buxhetin e vitit 2025, paralajmëroi Gashi

Debati i komisionit për Propozim-Buxhetin për vitin 2025 në Kuvend do të fillojë më 14 nëntor, ndërsa seanca plenare për miratimin e tij pritet të caktohet në javën e dytë të dhjetorit, deklaroi sot në intervistë për MIA-n kryetari i Kuvendit Afrim Gashi. “Propozim-buxheti për vitin 2025 është miratuar më 5 nëntor. Ai do të […]

Nëntor 8, 2024 - 23:00
 0  5
Më 14 nëntor do të fillojë debati në Komision, ndërsa në javën e dytë të dhjetorit seanca për Buxhetin e vitit 2025, paralajmëroi Gashi
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Debati i komisionit për Propozim-Buxhetin për vitin 2025 në Kuvend do të fillojë më 14 nëntor, ndërsa seanca plenare për miratimin e tij pritet të caktohet në javën e dytë të dhjetorit, deklaroi sot në intervistë për MIA-n kryetari i Kuvendit Afrim Gashi.

“Propozim-buxheti për vitin 2025 është miratuar më 5 nëntor. Ai do të qëndrojë për shqyrtim në Kuvend për disa ditë. Debati i komisionit do të fillojë më 14 nëntor dhe do të zgjasë deri më 30 nëntor. Do të thotë, sipas Rregullores së re, tashmë është përcaktuar fundi i nëntorit, gjegjësisht 30 nëntori si data e fundit kur duhet të përfundojë debati i komisionit. Pastaj propozimi dërgohet në Qeveri, presim që Qeveria ta plotësojë propozimin dhe në javën e dytë të dhjetorit të mbahet seanca plenare, e cila zgjat pesë ditë dhe shpresojmë që brenda këtyre katër-pesë ditëve të miratohet buxheti për vitin 2025”, deklaroi Gashi.

Gashi flet për punën e Kuvendit, për aplikimin dhe mospërputhjet në Rregulloren e re të punës, për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe presidenten Gordana Siljana Davkova, për koalicionin qeveritar, për ndryshimet e mundshme kushtetuese, si dhe për rivalitetin mes VLEN-it dhe BDI-së në kampusin politik shqiptar.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 29 tetor në në seancë miratoi Propozim-buxhetin për vitin 2025, me të cilin, siç informon ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, vendosen bazat për stabilizim të financave publike dhe rritjes ekonomike.

Të ardhurat e përgjithshme në Buxhet për vitin 2025 janë planifikuar në 358 miliardë denarë, që është për 13 për qind më shumë nga buxheti për vitin 2024, ndërsa shpenzimet e përgjithshme janë projektuar në nivel të 400 miliardë denarëve, që është rritje për 10 për qind në krahasim me buxhetin për vitin 2024.

Buxheti për vitin 2024 është miratuar më 27 dhjetor të vitit 2023 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, buxhet me të hyra që arrijnë 310.1 miliardë denarë, apo 10 % më shumë se vitin paraprak. Qeveria e re e Mickoskit, kishte filluar propozimin për rebalancin e buxhetit 2024, ndërsa më 12 gusht rebalanci ishte votuar në Kuvend.