Me 69 vota “për”, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u miratua Buxheti për vitin 2025

Kuvendi në kuadër të pjesës së pasdites së seancës së 22-të me 69 vota “për” dhe 5 “kundër” e miratoi Buxhetin për vitin 2025, në të cilin të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivelin 358.8  miliardë, ndërsa shpenzimet në nivel prej 400.2 miliardë denarë. Deficiti buxhetor është projektuar në vlerë absolute prej 41.350 milionë […]

dhjetor 11, 2024 - 00:00
 0  6
Me 69 vota “për”, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u miratua Buxheti për vitin 2025
Kuvendi, Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Kuvendi në kuadër të pjesës së pasdites së seancës së 22-të me 69 vota “për” dhe 5 “kundër” e miratoi Buxhetin për vitin 2025, në të cilin të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivelin 358.8  miliardë, ndërsa shpenzimet në nivel prej 400.2 miliardë denarë. Deficiti buxhetor është projektuar në vlerë absolute prej 41.350 milionë denarë, gjegjësisht në 4 për qind të BPV-së, ndërsa rritja e planifikuar e ekonomisë është 3,7 për qind, raporton MIA.

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska në ekspozenë theksoi se Buxheti bazohet në supozime reale makroekonomike dhe projeksione fiskale, siguron funksionim të qetë të institucioneve dhe shtetit, servisim të rregullt të obligimeve dhe ka një komponent zhvillimor duke nxitur realizimin e një ciklit të investimit.

Njëzëri me 74 vota “për” Kuvendi e miratoi edhe vendimin për rishpërndarjen e mjeteve ndërmjet përdoruesve buxhetorë të pushtetit qendror dhe ndërmjet fondeve.

Vendimi i propozuar, siç theksoi zëvendësministri i Financave Nikollçe Jankullovski, është për financimin e obligimeve të shfrytëzuesve buxhetorë që janë trashëguar nga qeveria e kaluar, ndërsa mjetet do të merren nga zërat që qartësisht nuk do të realizohen nga fundi i vitit.

Me vendimin e propozuar, theksoi ai, bëhet rialokimi prej 9,3 miliardë denarë, prej të cilave 2,2 miliardë i ndahen Fondit për Sigurim Pensional, 1,9 miliardë Ministrisë e Politikës Sociale, Demografi dhe Rini, 1,2 miliardë denarë  për Agjencisë për Mbështetje të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, 1,16 miliardë denarë për transfere në Fondin për Sigurim Shëndetësor, 873 milionë denarë për MPB-në për realizimin e projektit Sejf Siti dhe nevoja të tjera, 656 milionë denarë në Qeveri për mbështetje financiare të kompanive, 543 milionë denarë në  MASH për standarde të studentëve dhe nxënësve, 267 milionë denarë për Ministrinë e Transformimit Digjital, 203 milionë denarë për Ministrinë e Kulturës, 168 milionë denarë për Ministrinë e Transportit, 130 milionë denarë për Ministrinë e Shëndetësisë për barna për pacientët me sëmundje të rralla, 94 milionë denarë për Drejtorinë për Ekzekutim të Sanksioneve, 50 milionë denarë për AUV, 35 milionë denarë për MMJPH.

“Qëllimi i vendimit të propozuar është zvogëlimi i obligimeve të shfrytëzuesve buxhetor dhe menaxhim më të mirë me financat publike”, tha Jankulloski.

Ndryshe, ky do të jetë buxheti i parë që do të përpilohet nga Qeveria e Hristijan Mickoskit. Buxheti i shtetit duhet të miratohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku qeveria e formuar nga VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM nuk kanë problem me numrat e deputetëve.

Buxheti i Maqedonisë së Veriut për vitin 2025 fillimisht u miratua më 29 tetor në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.