Protestë kundër ndotjes së ajrit në Maqedoninë e Veriut: “Partitë a ju japin ajër të pastër?”
Qytetarët e Shkupit janë mbledhur për të shprehur protestën e tyre kundër inercisë së qeverive në luftën kundër ajrit të ndotur. Ata në mbrëmje kanë marshuar para Ministrisë për Mjedis jetësor, Kuvendit dhe Qeverisë që të tërheqin vëmendjen rreth problemit të madh me të cilin po ndeshemi çdo dimër, raporton Meta, përcjell Portalb.mk. Me pankarta […]
Qytetarët e Shkupit janë mbledhur për të shprehur protestën e tyre kundër inercisë së qeverive në luftën kundër ajrit të ndotur. Ata në mbrëmje kanë marshuar para Ministrisë për Mjedis jetësor, Kuvendit dhe Qeverisë që të tërheqin vëmendjen rreth problemit të madh me të cilin po ndeshemi çdo dimër, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.
Me pankarta ku shkruhen “Në Shkup jetojnë ndërtesat dhe veturat, ndërsa njerëzit ngulfaten” dhe ku pyetet “Partitë a ju japin ajër të pastër”, ata i drejtohen institucioneve përkatëse duke kërkuar vëmendje më të madhe për problemin e ajrit të ndotur, duke alarmuar që kjo është arsyeja pse në Maqedoninë e Veriut çdo vit ka 3 828 vdekje, apo 17.7 përqind e vdekjeve në shtet.
Grimcat PM2.5 janë të lidhura në një spektër të gjerë me problemet shëndetësore, siç janë sëmundjet e mushkërive, sulmet kardiake dhe kanceri i mushkërive të bardha. Shqetësuese është që një nga dhjetë sëmundjet e fëmijëve deri në vjet në Maqedoninë e Veriut kanë të bëjnë me ajrin e ndotur.
“Shumë shpesh përgjegjësit duan të thonë se nuk ka ndonjë shkop magjik për zgjidhjen e ndotjes. Por ne e dimë se ka një shkop të tillë, e ai është buxheti, i cili është mbi 6 miliard euro për vitin e ardhshëm”, deklaroi Jane Dimeski nga “Mundësi për Qendrën”.
Ai alarmoi që mjetet e Qeverisë janë duke shkuar për naftë, duke theksuar që mbi 700 institucione publike në vend çdo vit harxhojnë mbi 20 milionë euro për naftë për ngrohje, duke e ndotur ajrin.