U identifikua personi i cili ka vendosur katër bomba në Kumanovë, është ngritur hetim, sqaroi Prokurori

Prokuroria Themelore Publike Kumanovë ka urdhëruar zhvillimin e procedurës hetuese ndaj një 35-vjeçari për shkak të kryerjes së zgjatur të veprave penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” nga neni 292, paragrafi 1 në lidhje me nenin 288 paragrafi 1 të Kodit Penal, raporton MIA. Siç bën të ditur PP, ekziston dyshimi i bazuar […]

dhjetor 11, 2024 - 00:00
 0  5
U identifikua personi i cili ka vendosur katër bomba në Kumanovë, është ngritur hetim, sqaroi Prokurori
Djegia e një dyqani në Kumanovë. Foto e marrë nga profili i Fitor Jakupit në Facebook

Prokuroria Themelore Publike Kumanovë ka urdhëruar zhvillimin e procedurës hetuese ndaj një 35-vjeçari për shkak të kryerjes së zgjatur të veprave penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” nga neni 292, paragrafi 1 në lidhje me nenin 288 paragrafi 1 të Kodit Penal, raporton MIA.

Siç bën të ditur PP, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari më datë 2 dhjetor në orët e para të mëngjesit me dashje ka kryer disa veprime të ndërlidhura që paraqesin ekzekutime të shumta të të njëjtit krim dhe ka shkaktuar rrezik të konsiderueshëm për jetën dhe trupin e njerëzve dhe për pronën, me ç’rast ka pasur më shumë dëme materiale.

“Pasi kishte blerë paraprakisht benzinë ​​në shishe plastike nga një pompë karburanti në Kumanovë, me dashje ka shkaktuar zjarre në disa lokacione në Kumanovë, ku ka djegur tri vetura të udhëtarëve dhe një objekt fotokopjues të vendosur në një objekt banesor. Motivet e kryerjes së krimit janë duke u hetuar, por përjashtohet që shkak të ketë qenë intoleranca ndëretnike. Dëshmitë e deritanishme nuk tregojnë përfshirje të personave të tjerë”, njofton PP.

Prokurori publik sonte i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Kumanovë propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë së përsëritjes së veprës penale. 

Ndryshe, një tridhjetë e pesë vjeçar nga Kumanova është ndaluar më 4 dhjetor në lidhje me rastin e tri ditëve më parë, kur në Kumanovë u dogjën tri vetura dhe një dyqan. Ai është ndaluar në orën 1:10 në Shkup

Njëra nga tre veturat që u dogjën të hënën në Kumanovë është e prokurorit publik Xhelal Bajrami, ndërsa vetura tjetër është e një të afërmi të një deputeti dhe zyrtari të BDI-së. Dyqani i djegur, gjegjësisht fotokopiri, është i këshilltarit në Këshillin e Komunës së Kumanovës nga radhët e BDI-së, Fitor Jakupi.