“Më është lodhur shpirti, nuk po mundem më” – Gresa kërkon largimin nga Big Brother

Aktorja Gresa Gashi ka filluar ditën me lot në sy, duke shprehur lodhjen e thellë që po ndien përgjatë kësaj kohe. Ajo ka theksuar në prani të Xuxit dhe Vullnetit se është e mërzitur dhe ka nevojë të dalë jashtë. “Shko fol me psikologun më së miri”, e këshilloi Vullneti atë. E njëjta tutje theksoi: […]

Nëntor 13, 2024 - 23:00
 0  8
“Më është lodhur shpirti, nuk po mundem më” – Gresa kërkon largimin nga Big Brother

Aktorja Gresa Gashi ka filluar ditën me lot në sy, duke shprehur lodhjen e thellë që po ndien përgjatë kësaj kohe.

Ajo ka theksuar në prani të Xuxit dhe Vullnetit se është e mërzitur dhe ka nevojë të dalë jashtë.

“Shko fol me psikologun më së miri”, e këshilloi Vullneti atë.

E njëjta tutje theksoi: “Veç po du me dalë, s’po mundem më”.

Konkurrentja bisedoi në vazhdim edhe me Leon e Lelën, gjersa shtoi: “Brenda kam presion shumë të madh”.

Atë e këshilloi edhe Naim Bunjaku – Xuxi, i cili tha se nuk duhet të dalë për asnjë arsye.

“Më është lodhur shpirti”, tha ndër të tjerash Gresa.

Pritet të shihet se cili do të jetë vendimi i Gashit apo thjesht një veprim për të marrë vëmendje.