Më pak se dy javë kohë për t’i ndryshuar, nga 1 janari targat me shenjën NMK të detyrueshme

Ministria e Punëve të Brendshme rikujton qytetarët se afati për zëvendësimin e targave me të reja me shenjën NMK apo ngjitjen e etiketës NMK është deri më 31 dhjetor 2024, transmeton Portalb.mk. “Kjo do të thotë, targat që përmbajnë shenjën MK (targa me katër numra) dhe targat që nuk përmbajnë shenjën MK (me tre numra) […]

dhjetor 20, 2024 - 20:00
 0  4
Më pak se dy javë kohë për t’i ndryshuar, nga 1 janari targat me shenjën NMK të detyrueshme
Targa, ngjitëse NMK. Foto: Meta.mk

Ministria e Punëve të Brendshme rikujton qytetarët se afati për zëvendësimin e targave me të reja me shenjën NMK apo ngjitjen e etiketës NMK është deri më 31 dhjetor 2024, transmeton Portalb.mk.

“Kjo do të thotë, targat që përmbajnë shenjën MK (targa me katër numra) dhe targat që nuk përmbajnë shenjën MK (me tre numra) duhet të zëvendësohen me targa të reja që përmbajnë shenjën kombëtare NMK ose të njëjtave t’ju ngjitet afishe me shenjën NMK deri më 31.12.2024”, njoftoi MPB.

Qytetarët mund të sigurojnë ngjitëse NMK në të gjitha stacionet për kontroll teknik.

Qytetarët e RMV-së, përveç targave, janë të obliguar të ndërrojnë edhe dokumentet personale.

Detyrimi për ndryshimin e dokumenteve personale për përdorim ndërkombëtar me emrin e ri kushtetues lindi nga Marrëveshja e Prespës e nënshkruar në qershor 2018.

Marrëveshja hyri në fuqi më 12 shkurt 2019 dhe parashikonte një periudhë pesëvjeçare për ndryshimin e dokumenteve.

Neni 10 i Marrëveshjes së Prespës rregullon pjesën për përdorim ndërkombëtar të dokumenteve dhe për përdorim të brendshëm të tyre, por, që mund të përdoren edhe jashtë vendit siç janë: letërnjoftimi, pasaporta dhe patentë shoferi. Marrëveshja thekson dokumentet duhet të rinovohen në përputhje me emrin e ri dhe kushtet e specifikuara në nenin 1, paragrafi 3 i Marrëveshjes, jo më vonë se pesë vjet pas hyrjes në fuqi. Duke pasur parasysh se Marrëveshja ka hyrë në fuqi në shkurt 2019, dokumentet duhet të ndryshojnë në shkurt të vitit 2024.

Për më tepër, zyrtarë të qeverisë në vitin 2018 deklaronin se qytetarët nuk do të kenë asnjë shpenzim shtesë dhe se dokumentet e udhëtimit do të ndryshohen pas skadimit të afatit të tyre.