“Më vjen shumë keq për fëmijët”, Sara shpërthen në lot dhe përqafon Drenushën
Në një moment emocionues të transmetuar në “Big Brother VIP Kosova 3” (BBVK3), Sara ka shprehur një kompliment të thellë për nënën e Drenushës, duke e quajtur atë një “zonjë të vërtetë” dhe një grua shumë të fortë. Kjo ndodhi pas një bisedë ku Sara ka ndarë emocionet e saj për fëmijët e Drenushës, të […]
Në një moment emocionues të transmetuar në “Big Brother VIP Kosova 3” (BBVK3), Sara ka shprehur një kompliment të thellë për nënën e Drenushës, duke e quajtur atë një “zonjë të vërtetë” dhe një grua shumë të fortë.
Kjo ndodhi pas një bisedë ku Sara ka ndarë emocionet e saj për fëmijët e Drenushës, të cilët ishin përjashtuar nga mundësia për t’u takuar me të në programin e njohur.
Me lot në sy, Sara i tha Drenushës se e ndiente dhimbje për situatën që ajo dhe fëmijët e saj kishin kaluar. Drenusha e kishte zbuluar një ditë më parë se ish-bashkëshorti i saj, Atilla, nuk i lejoi fëmijët që të ekspozoheshin në BBVK3 dhe të takoheshin me të, një moment që e ka prekur thellë Drenushën dhe të pranishmit.
“Drenushë, mami yt u duk e mrekullueshme, duket një zonjë e vërtetë edhe shumë e fortë, domethënë kuptohet nga e ke marrë. Edhe më vjen shumë shumë keq për fëmijët!”, ka thënë Sara, ndërsa i është afruar Drenushës për ta përqafuar në një moment mbështetjeje dhe solidariteti.
Ky moment ndjesor ka ndihmuar të theksohet jo vetëm forcë e karaktereve të Drenushës dhe nënës së saj, por edhe bashkërendimi i ndjenjave dhe mbështetjes mes konkurrentëve në këtë edicion të BBVK3.