Mela priti u.d. ambasadoren amerikane, theksohet potenciali turistik dhe mikpritja e Dibrës
Ushtruesja e detyrës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Nicole Varnes ka qëndruar në Dibër, ku u takua me kryetarin e komunës, Fisnik Mela. “Vizita u zhvillua në një atmosferë miqësore, ndërsa Varnes pati mundësin...
Ushtruesja e detyrës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Nicole Varnes ka qëndruar në Dibër, ku u takua me kryetarin e komunës, Fisnik Mela.
“Vizita u zhvillua në një atmosferë miqësore, ndërsa Varnes pati mundësinë të njihej nga afër me bukuritë natyrore, potencialin turistik dhe mikpritjen e Dibrës”, njoftuan nga komuna.
Vizita nisi me kafe pranë Liqenit të Dibrës dhe vazhdoi me një shëtitje me varkë, duke i mundësuar të ftuarës së lartë të shijonte peizazhin dhe bukuritë e veçanta natyrore të liqenit.
Gjatë vizitës u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve të mira, si dhe promovimi i potencialeve turistike dhe natyrore të Komunës së Dibrës.
U.d ambasadorja u takua gjithashtu me përfaqësues të komunitetit të biznesit dibran në SHBA, të udhëhequr nga Ibrahim Kolari i cili ka kompani edhe në Dibër dhe njihet si filantrop.
The post Mela priti u.d. ambasadoren amerikane, theksohet potenciali turistik dhe mikpritja e Dibrës appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.