Afrim Gashi uron VV-në dhe Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet parlamentare
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka uruar Vetëvendosjen dhe kryeministrin Albin Kurti për fitoren e arritur në zgjedhjet parlamentare. “Zgjedhjet në Kosovë dëshmojnë për pjekurinë e popullit të Kosovës, ndërsa procesi zgjedhor dëshmon angazhimin serioz të institucioneve për transparencë dhe demokraci. Urime të sinqerta mikut tim, Albin Kurtit, për fitoren dinjitoze të Lëvizjes Vetëvendosje në […]
![Afrim Gashi uron VV-në dhe Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet parlamentare](https://lajmpress.org/wp-content/uploads/2025/02/468153665_1121011066059286_7952513862018317041_n.jpg)
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka uruar Vetëvendosjen dhe kryeministrin Albin Kurti për fitoren e arritur në zgjedhjet parlamentare.
“Zgjedhjet në Kosovë dëshmojnë për pjekurinë e popullit të Kosovës, ndërsa procesi zgjedhor dëshmon angazhimin serioz të institucioneve për transparencë dhe demokraci. Urime të sinqerta mikut tim, Albin Kurtit, për fitoren dinjitoze të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare në Kosovë! Ky rezultat përfaqëson besimin e qytetarëve në vizionin e tij për zhvillimin dhe sigurinë e Kosovës, si dhe vlerësimin për mandatin e tij të suksesshëm në krye të qeverisë. Gjithashtu, urime për qytetarët e Kosovës! Shpresoj që vota e tyre të kontribuojë në avancimin e mirëqenies sociale, si dhe në të ardhmen europiane të shtetit. Maqedonia e Veriut mbetet e angazhuar në thellimin e bashkëpunimit, ndërsa marrëdhëniet tona miqësore mbeten të palëkundura”, ka shkruar kryeparlamentari Afrim Gashi.