Memedi: Aleanca nuk ka pas kongres, por Gjymysh alla Taravarçe

Kryemanipulator, gënjeshtar e servil. Me këta epitete ish partiakët e tij e emërtojnë Arben Taravarin, i cili një ditë më parë mbajti siç e quajti ai Kongresin e degës së partisë së tij. Sipas krahut tjetër të ASH-së, në krye me Ziadin Selën, ajo që mbajti dje Taravari, është aheng që nuk ka delegatë as […] The post Memedi: Aleanca nuk ka pas kongres, por Gjymysh alla Taravarçe appeared first on InfoShqip.com.

Nëntor 12, 2024 - 02:00
 0  8
Memedi: Aleanca nuk ka pas kongres, por Gjymysh alla Taravarçe

Kryemanipulator, gënjeshtar e servil. Me këta epitete ish partiakët e tij e emërtojnë Arben Taravarin, i cili një ditë më parë mbajti siç e quajti ai Kongresin e degës së partisë së tij. Sipas krahut tjetër të ASH-së, në krye me Ziadin Selën, ajo që mbajti dje Taravari, është aheng që nuk ka delegatë as nuk është legjitim dhe as nuk mund të marrë vendime legjitime. Nënkryetari i ASH-së së Selës, Remzi Memedi thotë se, ata mund të thërasin kongres për formim të një subjekti të ri politik, ose të bëhen degë e Mickoskit.

“Dje nuk kishte kongres Aleanca për Shqiptarët, as të rregullt e as të jashtëzakonshëm, por një gymysh spektakël alla Taravarçe, një farsë të turpshme me qëllim të manipulimit të opinionit. Të drejtat, obligimet dhe rregullat e sjelljes brenda Aleancës për Shqiptarët janë të shkruara në Statutin e Aleancës për Shqiptarët”, Remzi Memedi, nënkryetar i ASH-së.

Arben Taravari të dielën mbajti kongres të jashtëzakonshëm të ASH-së, nga ku tha se kjo parti e ka legjitimitetin e plotë dhe është e konsoliduar në të gjitha aspektet dhe shtoi se pas 3 javësh do të mbahet edhe Kuvendi i partisë.

“Janë vetëm disa muaj që ka ndodhur ndryshimi, pavarsisht se qenia njerëzore ka tendencën për të harruar shpejtë, dua të ju lus të gjithëve që mos ta harroni këtë fakt, ndjehuni krenarë për veten tuaj që ne mposhtëm një regjim”, Arben Taravari, ASH.

Unanimisht u zgjodhën anëtarët e Kuvendit të ri dhe tash me plot përgjegjësi mund të themi se ASH e ka legjitimitetin e plotë si një parti që është e konsiliduar në të gjitha aspektet”.

Aleanca për Shqiptarët u përça para zgjedhjeve parlamentare kur njëri grup ju bashkua koaliconit VLEN dhe tjetri Frontit Evropian./SHENJA/

The post Memedi: Aleanca nuk ka pas kongres, por Gjymysh alla Taravarçe appeared first on InfoShqip.com.