Memli Krasniqi pranon zhvillimin e madh të Lipjanit nën drejtimin e Imri Ahmetit: Është bërë paralagje e Prishtinës

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale nga Mentor Vishesella ka bërë buju të madhe, e ku shihet kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, duke folur për zhvillimin e madh të Komunës së Lipjanit. Në këtë insert nga debati “Plus”, Krasniqi pranon hapur se Lipjani ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm dhe tashmë shihet si një […]

shtator 20, 2025 - 22:00
 0
Memli Krasniqi pranon zhvillimin e madh të Lipjanit nën drejtimin e Imri Ahmetit: Është bërë paralagje e Prishtinës

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale nga Mentor Vishesella ka bërë buju të madhe, e ku shihet kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, duke folur për zhvillimin e madh të Komunës së Lipjanit.

Në këtë insert nga debati “Plus”, Krasniqi pranon hapur se Lipjani ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm dhe tashmë shihet si një paralagje moderne e Prishtinës – zhvillim ky që ai ia atribuon punës së kryetarit aktual Imri Ahmeti, raporton ORAinfo.

Ky deklarim po vlerësohet si një dëshmi e pakontestueshme e përparimit që ka ndodhur në Lipjan gjatë udhëheqjes së Ahmetit. /ORAinfo/

Momenti kur Memli Krasniqi flet për zhvillimin e Lipajnint…