Petrit Hajdari prezanton bartësin e listës së PDK-së në Drenas, Driton Ajazin

Kandidati për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, ka prezantuar bartësin e listës së PDK-së për asamblenë komunale, Driton Ajazin, duke e cilësuar si një personalitet me përvojë dhe integritet të lartë. “Driton Ajazi është një personalitet i shquar i komunës sonë, i cili me angazhimin dhe përkushtimin e tij ka dhënë kontribut të pazëvendësueshëm në

shtator 16, 2025 - 16:00
 0
Petrit Hajdari prezanton bartësin e listës së PDK-së në Drenas, Driton Ajazin
Petrit Hajdari prezanton bartësin e listës së PDK-së në Drenas, Driton Ajazin

Petrit Hajdari prezanton bartësin e listës së PDK-së në Drenas, Driton Ajazin

Kandidati për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, ka prezantuar bartësin e listës së PDK-së për asamblenë komunale, Driton Ajazin, duke e cilësuar si një personalitet me përvojë dhe integritet të lartë.

“Driton Ajazi është një personalitet i shquar i komunës sonë, i cili me angazhimin dhe përkushtimin e tij ka dhënë kontribut të pazëvendësueshëm në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të qytetarëve tanë. Është vlerë për ekipin tonë që ai është bartës i listës sonë fituese. PDK-në e bashkuar s’ka asgjë që e ndal”, tha Hajdari.

Ai potencoi se Ajazi, Master i Shkencave Politike dhe me një përvojë mbi 15-vjeçare në sektorin bankar, ka dëshmuar profesionalizëm, lidership dhe integritet.

Sipas Hajdarit, vizioni dhe përkushtimi i Ajazit do ta bëjnë atë një aset të rëndësishëm për qeverisjen e mirë në Drenas.