Mërgim Lushtaku për fyerjet e Adriana Matoshit: Mashë e Dejona Mihalit për të larguar vëmendjen nga vjedhja e votave
Deputeti Mërgim Lushtaku ka komentuar përplasjen e fundit publike me aktoren dhe kolegen e tij në Kuvend, Adriana Matoshi, pas një postimi fyes ndaj familjes Lushtaku. Lushtaku tha se për shkak të atij statusi, edhe motrat e tij kanë ndier nevojën të reagojnë, pavarësisht se ai kishte kërkuar që të mos përfshihen publikisht. “Statuset e


Deputeti Mërgim Lushtaku ka komentuar përplasjen e fundit publike me aktoren dhe kolegen e tij në Kuvend, Adriana Matoshi, pas një postimi fyes ndaj familjes Lushtaku.
Lushtaku tha se për shkak të atij statusi, edhe motrat e tij kanë ndier nevojën të reagojnë, pavarësisht se ai kishte kërkuar që të mos përfshihen publikisht.
“Statuset e Adrianës kanë bërë që të reagojnë edhe motrat e mia, edhe pse unë nuk kam dashur, sepse dua të ruhet privatësia e tyre. Por ato nuk mund të heshtnin ndaj ofendimeve të rënda që janë bërë në drejtim të babait tim dhe familjes sonë,” tha ai.
Ai shtoi se e sheh reagimin e Matoshit si të motivuar nga të tjerë, duke përmendur konkretisht Dejona Mihalin si person që, sipas tij, po e nxit aktoren.
“Duke e ditur nivelin e Adrianës në jetën publike dhe politike, mendoj se ajo është përdorur si mashë nga Dejona Mihali për të humbur vëmendjen nga ajo që po ndodh në Mitrovicë nga vjedhjet masive dhe manipulimet që tashmë po dalin në pah dhe kemi edhe aktakuzën e Rozeta Hajdarit,” deklaroi Lushtaku./Kosova Live.
