“Mërgimtarët, pjesë e pandashme e Gostivarit” – UShSHGM-ja thirrje Komunës, Qeverisë dhe Kuvendit që edhe diaspora të figurojë si popullsi e RMV-së

Unioni i Shoqatave Shqiptar të Gostivarit në Mërgim, nëpërmjet një letre publike, kanë shprehur pakënaqësinë ndaj vendimit të fundit për ndryshimin e numrit të këshilltarëve komunalë në Gostivar. Në letër, UShShGM-ja thotë se me uljen e numrin të këshilltarëve, fshihet mërgimtarët nga regjistrimi i vitit 2021. Ata ftojnë autoritetet e vendit, që siç i ftuan […] The post “Mërgimtarët, pjesë e pandashme e Gostivarit” – UShSHGM-ja thirrje Komunës, Qeverisë dhe Kuvendit që edhe diaspora të figurojë si popullsi e RMV-së appeared first on InfoShqip.com.

tetor 26, 2024 - 19:01
 0  5
“Mërgimtarët, pjesë e pandashme e Gostivarit” – UShSHGM-ja thirrje Komunës, Qeverisë dhe Kuvendit që edhe diaspora të figurojë si popullsi e RMV-së

Unioni i Shoqatave Shqiptar të Gostivarit në Mërgim, nëpërmjet një letre publike, kanë shprehur pakënaqësinë ndaj vendimit të fundit për ndryshimin e numrit të këshilltarëve komunalë në Gostivar.

Në letër, UShShGM-ja thotë se me uljen e numrin të këshilltarëve, fshihet mërgimtarët nga regjistrimi i vitit 2021.

Ata ftojnë autoritetet e vendit, që siç i ftuan të regjistrohen, tani t’i mbrojnë numrat e tyre.

Thonë se janë pjesë e pandashme e Gostivarit dhe se duhet të figurojnë në numrin e përgjithshëm të popullsisë së saj.

Letra në formë të integruar dhe pa ndërhyrje:

“Përshëndetje,

Të bashkëngjitur e gjeni reagimin e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, në lidhje me vendimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, të datës 24.09.2024, për vërtetimin e numrit të anëtarëve të këshillit të komunave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Me këtë Vendim, jo vetëm që ulet numri i këshilltarëve në komunën e Gostivarit, por fshihen numri i mërgimtarëve të regjistruarve në vitin 2021.

Ju na keni ftuar që regjistrohemi, ju të gjithë bashkërisht e keni votuar edhe Ligjin për Regjistrim në Kuvend, Ne si mërgimtarë në mënyrë masovike dhe pa ndihmën e shtetit, JEMI REGJISTRUAR, prandaj tani dilni dhe mbroni numrat e neve të regjistruarve në Mërgim.

Kërkesa jonë, qoftë ndaj Këshillit Komunal të Gostivarit, Qeverisë, Kuvendit, apo edhe subjekteve politike është bashkërisht të merreni me shqetësimin tonë dhe sjellni një Vendim që të përdoren shifrat zyrtare dhe të popullsisë së përgjithshme.

Ne mërgimtarët jemi pjesë e pandashme e Gostivarit.

Për Ne, komuna e Gostivarit zyrtarisht i ka 93956 banorë, ndërkaq çdo interpretim apo ndryshme të kësaj shifre, për NE është mohim, fshirje, zhdukje dhe pasivizim i mërgatës.

Faleminderit të nderuar gazetarë dhe ju përfaqësues të mediave për shpërndarjen e këtij reagimi”.

The post “Mërgimtarët, pjesë e pandashme e Gostivarit” – UShSHGM-ja thirrje Komunës, Qeverisë dhe Kuvendit që edhe diaspora të figurojë si popullsi e RMV-së appeared first on InfoShqip.com.