Merr fund telenovela, Mbappe ka nënshkruar të gjitha dokumentet, do të jetë lojtar i Real Madridit

Kylian Mbappe ka nënshkruar kontratë me Real Madridin, ka bërë të ditur, Fabrizio Romano, duke i dhënë fund një sage të gjatë rreth francezit dhe klubi mbretëror. Mbappe arrin në Real Madrid si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me PSG-në dhe ai ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare. Romano thekson se transferimi do të […]

qershor 2, 2024 - 17:30
 0  17
Merr fund telenovela, Mbappe ka nënshkruar të gjitha dokumentet, do të jetë lojtar i Real Madridit

Kylian Mbappe ka nënshkruar kontratë me Real Madridin, ka bërë të ditur, Fabrizio Romano, duke i dhënë fund një sage të gjatë rreth francezit dhe klubi mbretëror.

Mbappe arrin në Real Madrid si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me PSG-në dhe ai ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare. Romano thekson se transferimi do të zyrtarizohet gjatë javës.

Gjegjësisht, të dyja palët kanë rënë dakord që sulmuesi francez të shfaqet në Madrid më 15 ose 16 korrik, pasi të përfundojë paraqitjen e tij në Kampionatin Evropian me Francën, pavarësisht se sa larg shkojnë francezët.

Mbappe pushtoi botën e futbollit në vitin 2016, kur si 18-vjeçar shkëlqeu me fanellën e Monacos, të cilën e drejtoi drejt titullit kampion në sezonin 2016/2017 dhe në vitin 2017 u ble nga PSG për rreth 180 milionë euro.

Ai vazhdoi të shkëlqejë me fanellën e parisienëve dhe pas shtatë sezonesh do të kalojë te Real Madrid.

Tashmë është bërë e ditur se Mbappe ka blerë një vilë në kryeqytetin spanjoll, ku do të jetojë gjatë kohës sa do të luajë në Spanjë.