Metsola pas takimit me Osmanin: Angazhimi në dialog duhet të çojë në përparim
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar dje me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest. Metsola ka thënë se me Osmanin kanë diskutuar për përpjekjet e Kosovës për një të ardhme evropiane, duke theksuar se angazhimi në në dialog duhet
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar dje me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest.
Metsola ka thënë se me Osmanin kanë diskutuar për përpjekjet e Kosovës për një të ardhme evropiane, duke theksuar se angazhimi në në dialog duhet të çojë në përparim.
Ajo ka përmendur edhe angazhimin e Kosovës ndaj Planit të Rritjes dhe për tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian.
“Me Presidenten Vjosa Osmani, diskutova për përpjekjet e Kosovës për një të ardhme evropiane. Përshëndeta angazhimin e vendit ndaj Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe integrimit gradual në tregun e përbashkët të BE-së. Angazhimi në dialogun Prishtinë-Beograd duhet të çojë në përparim ”, ka shkruar Metsola në llogarinë e saj në platformën “X”.