I moshuari italian ia lë pasurinë shqiptares që u kujdes për të, i biri që e braktisi ia vjedh

Një gazetar i njohur italian në Treviso ka përfunduar në gjykatë pasi akuzohet për përvetësim të parave. Sipas asaj që shkruan “Treviso Today”, 64-vjeçari ka marrë rreth 322 mijë euro dhe 2 celularë nga shtëpia e babait tashmë të ndjerë, para këto që nuk ishin destinuar për të. Ishte babai i tij, ai që ato

Nëntor 15, 2024 - 05:00
 0  3
I moshuari italian ia lë pasurinë shqiptares që u kujdes për të, i biri që e braktisi ia vjedh
i-moshuari-italian-ia-le-pasurine-shqiptares-qe-u-kujdes-per-te,-i-biri-qe-e-braktisi-ia-vjedh

i-moshuari-italian-ia-le-pasurine-shqiptares-qe-u-kujdes-per-te,-i-biri-qe-e-braktisi-ia-vjedh

Një gazetar i njohur italian në Treviso ka përfunduar në gjykatë pasi akuzohet për përvetësim të parave.

Sipas asaj që shkruan “Treviso Today”, 64-vjeçari ka marrë rreth 322 mijë euro dhe 2 celularë nga shtëpia e babait tashmë të ndjerë, para këto që nuk ishin destinuar për të.

Ishte babai i tij, ai që ato para ia kishte lënë me testament një kujdestareje shqiptare, e cila ishte kujdesur për të, e ishte bërë si vajzë e tij.

Historia nisi më 22 dhjetor të vitit 2021, ditë kur 80-vjeçari që ishte i pasur dhe prej vitesh jetonte vetëm, u gjet pa shenja jete.

Ai prej kohësh ishte ndarë nga e shoqja, ku divorci duket se ka qenë edhe arsyeja e mosmarrëveshjeve mes tij dhe djalit, i cili nuk kishte dashur që të kishte më kontakte me të atin.

Për shkak edhe të disa sëmundjeve, 80-vjeçari gjeti ndihmë tek një kujdestare shqiptare, banore në Spresiano, e cila shpejt u bë si anëtare e familjes dhe jo vetëm që u kujdes për nevojat e tij, por ata lidhën miqësi familjarisht pasi i moshuari njihte fëmijët dhe bashkëshortin e saj, të cilët shpesh kalonin kohë së bashku.

Në mëngjesin e 22 dhjetorit të tre viteve më parë, vajza e shqiptares, e cila kishte qëndruar në shtëpinë e 80-vjeçarit, gjeti të pajetë trupin e tij.

E tronditur ajo thirri të ëmën, ku kjo e fundit vendosi të informonte edhe djalin. Por, kur gazetari arriti në shtëpinë e të atit, sipas asaj që ka dalë nga hetimi, rezulton se nuk ishte fare i interesuar për të, por nisi të kërkonte në sirtarët e shtëpisë për të gjetur çelësin që hapte derën e dhomës së tij të punës që qëndronte e kyçur.

Pasi arriti të hapte dhomën, ai mbushi duart me gjithçka që gjeti dhe bëhet fjalë për 320 mijë euro të cilat i ati i mbante në shtëpi.

“Nuk mund ta bësh këtë. Ato para më përkasin mua, ka një testament për këtë”, i tha shqiptarja gazetarit dhe në këtë moment ajo vendosi të telefonte policinë, të cilët pasi numëruan paratë, ia lanë paratë djalit të tij, duke qenë se ishte njeriu i tij më i afërt.

Por, më 8 shkurt të vitit 2022, testamenti u hap dhe u zbulua se shqiptarja kishte pasur të drejtë dhe të gjitha asetet e 80-vjeçarit i kishin kaluar asaj, përveç një trashëgimie që ia kishte lënë një personi tjetër.

Djali ngeli pa asgjë dhe aty shqiptarja iu drejtua një avokati dhe ngriti padi ndaj gazetarit, mirëpo nuk ka asnjë gjurmë të 320 mijë eurove, një shumë që konfirmohet nga raporti i karabinierëve.

Gazetari pretendon se janë 70 mijë euro që ka gjetur, por prokuroria nuk e beson dhe e ka dërguar në gjyq./tvklan