SHBA bllokon rezolutën që kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza
Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar një tjetër rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila kërkonte një armëpushim të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar në Gaza. Kjo rezolutë e mbështetur nga dhjetë vende, përfshinte mes të tjerash një kërkesë të drejtpërdrejtë për lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtur nga Hamasi. Këshilli i


Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar një tjetër rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila kërkonte një armëpushim të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar në Gaza.
Kjo rezolutë e mbështetur nga dhjetë vende, përfshinte mes të tjerash një kërkesë të drejtpërdrejtë për lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtur nga Hamasi.
Këshilli i Sigurimit përbëhet nga 15 anëtarë, duke përfshirë pesë anëtarët e përhershëm SHBA, Rusia, Kina, Britania dhe Franca dhe 10 shtetet e zgjedhura për një periudhë të caktuar.
Rezoluta e propozuar kërkonte një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm, i cili duhet të respektohej nga të gjitha palët.
Ajo theksonte rëndësinë e lirimit të menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë personave të mbajtur peng nga grupet e armatosura, një çështje që ka shkaktuar tensione ndërkombëtare pas ngjarjeve të 7 tetorit.