Mexhiti: Edhe pa ASH-në, Qeveria mbetet stabile – kemi shumicë dhe legjitimitet shqiptar
Zëvendëskryeministri dhe njëri nga krerët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka deklaruar se pavarësisht largimit të Aleancës për Shqiptarët fillimisht nga VLEN-i e më pas edhe nga Qeveria, ekzekutivi ende The post Mexhiti: Edhe pa ASH-në, Qeveria mbetet stabile – kemi shumicë dhe legjitimitet shqiptar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Zëvendëskryeministri dhe njëri nga krerët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka deklaruar se pavarësisht largimit të Aleancës për Shqiptarët fillimisht nga VLEN-i e më pas edhe nga Qeveria, ekzekutivi ende gëzon një shumicë stabile në Kuvend, transmeton Flaka
Në deklaratën për media, Mexhiti theksoi se numrat në Kuvend nuk kanë ndryshuar ndjeshëm dhe se edhe pa deputetët e ASH-së, shumica parlamentare është e qëndrueshme.
“Qeveria për momentin ka shumicë stabile dhe ka numër të njëjtë të deputetëve. Edhe në pjesën shqiptare kemi legjitimitet dhe numër të njëjtë – edhe pa Taravarin kemi 13-14 deputetë,” deklaroi Mexhiti.
I pyetur nëse grupi i deputetëve të VLEN-it do të veprojë si një trup i përbashkët në Kuvend, Mexhiti u përgjigj se një pjesë e deputetëve janë pjesë e shumicës parlamentare dhe të Frontit Evropian, duke shtuar se do të kenë mbështetje për Qeverinë në proceset e ardhshme.
Këto deklarata vijnë në një kohë kur skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut po përjeton dinamika të reja, sidomos pas dorëheqjes së Arben Taravarit nga funksionet qeveritare dhe rikthimit të Aleancës në opozitë. Flaka Media
The post Mexhiti: Edhe pa ASH-në, Qeveria mbetet stabile – kemi shumicë dhe legjitimitet shqiptar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .