Sela nuk e përjashton kandidimin për Strugën: “Nëse më ndahet si sfidë, do ta pranoja”

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, është pyetur nëse do të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Strugës në zgjedhjet e ardhshme dhe nëse kjo ofertë i është The post Sela nuk e përjashton kandidimin për Strugën: “Nëse më ndahet si sfidë, do ta pranoja” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 17, 2025 - 01:00
 0  4
Sela nuk e përjashton kandidimin për Strugën: “Nëse më ndahet si sfidë, do ta pranoja”

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, është pyetur nëse do të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Strugës në zgjedhjet e ardhshme dhe nëse kjo ofertë i është bërë nga Fronti për Evropë.

Sela nuk e mohoi mundësinë e një rikandidimi, por theksoi se përpara kësaj sfide ka një obligim tjetër më të madh – rindërtimin e strukturës që një herë e kishte ndërtuar.

“Para se të kandidoj për komunën e Strugës, kam një obligim më parësor – të rindërtoj atë që kisha ndërtuar njëherë,” tha Sela.

Ai shtoi se, si njeri, është i mësuar të përballet me sfidat më të vështira dhe nuk përjashtoi mundësinë që të rikthehet në garë për Strugën, nëse ajo i ofrohet zyrtarisht.

“Nëse kjo më ndahet si sfidë, do ta pranoja. Por gjithçka do të varet nga negociatat që do të zhvillohen,” theksoi kreu i ASH-së.

Deklarata e Selës vjen në një kohë kur partitë politike janë në fazë të hershme përgatitjeje për zgjedhjet lokale, ndërsa priten zhvillime të rëndësishme edhe në formësimin e koalicioneve dhe kandidaturave të mundshme në nivel lokal. Flaka Media

The post Sela nuk e përjashton kandidimin për Strugën: “Nëse më ndahet si sfidë, do ta pranoja” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .