Mexhiti i përgjigjet Ahmetit: Hapësira shqiptare nuk është strehë për të korruptuarit dhe non- gratat!

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka reaguar pas deklaratave të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti i cili ditë më parë deklaroi se Artan Grubi ndodhen në hapësirat shqiptare. “Hapësira shqiptare nuk është strehë për të korruptuarit dhe non- gratat! Mos e njollosni hapësirën shqiptare me vulën e korrupsionit duke e implikuar në fshehjen e të […]

dhjetor 30, 2024 - 16:00
 0  5
Mexhiti i përgjigjet Ahmetit: Hapësira shqiptare nuk është strehë për të korruptuarit dhe non- gratat!

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka reaguar pas deklaratave të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti i cili ditë më parë deklaroi se Artan Grubi ndodhen në hapësirat shqiptare.

“Hapësira shqiptare nuk është strehë për të korruptuarit dhe non- gratat! Mos e njollosni hapësirën shqiptare me vulën e korrupsionit duke e implikuar në fshehjen e të akuzuarve për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare. Hapësira shqiptare është hapësira që na bën krenarë e dinjitozë, dhe meriton të ngelet e tillë. Personat non-grata nga lista e zezë amerikane nuk guxojnë t’i bëjnë shtetet shqiptare pengje të drejtësisë dhe t’i implikojnë në keqpërdorimet e tyre. Ky është turp për politikën dhe politikanët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Mexhiti.