6 pacientë që po trajtohen jashtë vendit, do të kthehen në Maqedoni!
Nga të lënduarit nga zjarri në Koçan, të cilët u dërguan për trajtim jashtë vendit, ministria e Shëndetësisë njofton se 6 pacientë do të kthehen në Maqedoni, pesë nga Serbia dhe një nga Italia. Siç ka bërë të ditur ministria e Shëndetësisë, pacientët do të vazhdojnë trajtimin në klinikat në vend. Për të tjerët që […]

Nga të lënduarit nga zjarri në Koçan, të cilët u dërguan për trajtim jashtë vendit, ministria e Shëndetësisë njofton se 6 pacientë do të kthehen në Maqedoni, pesë nga Serbia dhe një nga Italia. Siç ka bërë të ditur ministria e Shëndetësisë, pacientët do të vazhdojnë trajtimin në klinikat në vend. Për të tjerët që mbeten për trajtim jashtë vendit, disa nga ta janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa për disa të tjerë, vazhdon të mbetet kritike gjendja e tyre.
“Ministria e Shëndetësisë informon se sot, 6 pacientë po kthehen në vend pas trajtimit jashtë shtetit. Pesë prej tyre janë nga Serbia (3 nga Qendra Klinike e Nisht dhe 2 nga VMA Beograd). Gjithashtu, një pacient po kthehet nga Italia. Ata do të pranohen në institucionet shëndetësore nga ku janë dërguar dhe sipas lëndimeve të tyre.
Sa i përket pacientëve të tjerë që ndodhen ende jashtë shtetit, disa prej tyre kanë shënuar përmirësim, ndërsa disa të tjerë mbeten të intubuar dhe në gjendje më të rëndë shëndetësore. Në institucionet shëndetësore të vendit mbeten 16 pacientë në gjendje të mirë të përgjithshme, ashtu si edhe gjatë ditës së djeshme – gjashtë në Spitalin “Shën Naumi i Ohrit” dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, si dhe katër në spitalet private. Ministria e Shëndetësisë vazhdon të ndjekë me kujdes gjendjen e pacientëve të lënduar dhe mbetet në komunikim të vazhdueshëm me ekipet mjekësore brenda dhe jashtë vendit, duke u përkushtuar për të siguruar kujdesin më të mirë të mundshëm për të lënduarit nga aksidenti në Koçan”, ka njoftuar ministria e Shëndetësisë.