Mexhiti i përgjigjet Ahmetit: Shqiptarët po marrin hisen e tyre!
Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, i është përgjigjur akuzave të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ditë më parë tha se Qeveria aktuale po i poshtëron shqiptarët dhe ftoi koalicionin VLEN, të braktisë qeverinë. Mexhiti, hodhi poshtë këto pohime të Ahmetit, duke thënë se shqiptarët nga kjo qeveri po marrin hisen e tyre. “Shqiptarët […]
Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, i është përgjigjur akuzave të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ditë më parë tha se Qeveria aktuale po i poshtëron shqiptarët dhe ftoi koalicionin VLEN, të braktisë qeverinë.
Mexhiti, hodhi poshtë këto pohime të Ahmetit, duke thënë se shqiptarët nga kjo qeveri po marrin hisen e tyre.
“Shqiptarët po marrin shumë hise në buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pra, po marrin diku rreth 30 milion euro vetëm në këtë gjysëm viti edhe atë marrin edhe komunat që nuk janë të VLEN-it, por janë të BDI-së. Bile nëse i ulë ata pa kamera dhe sinqerisht bisedon, thonë më mirë na ka rënë kur BDI-ja është në opozitë se kur BDI-ja ishte në Qeveri. Habitemi dhe nuk kemi projekte sa qeveria ofron mjete për realizim të projekteve konkrete për qyetetarët. Është hera e parë që një qeveri nuk e bën diferencimin siç ata e bënë në të kaluarën, kur Çairi dhe Tetova nuk morën asnjë denarë nga buxheti i Maqedonisë. Nuk mban konstatimi i z.Ahmeti”, tha Mexhiti./Gazeta LAJM