Mexhiti: Mbi 760 mijë euro për infrastrukturën e Çairit, për Fushë Topanën
Shkup, 13 shtator – Kandidati për kryetar komune në Çairi, njëherit zëvendëskryeministër i parë shqiptar, Izet Mexhiti, ka prezantuar një pako investimesh infrastrukturore që kapin vlerën mbi 760 mijë euro,… The post Mexhiti: Mbi 760 mijë euro për infrastrukturën e Çairit, për Fushë Topanën first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.
Shkup, 13 shtator – Kandidati për kryetar komune në Çairi, njëherit zëvendëskryeministër i parë shqiptar, Izet Mexhiti, ka prezantuar një pako investimesh infrastrukturore që kapin vlerën mbi 760 mijë euro, të destinuara për lagjen Fushë Topanë, shkruan zhurnal.mk.
“Mbi 760 mijë euro për rekonstruksionin rrugëve: Ismail Qemali, Metodija Mitevski, Mehmet Gega, Nikolla Maleshevski dhe Gjorgji Pop Hristov, në Fushë Topanë. Investimet përfshijnë asfalt të ri, trotuare bashkëkohore, ndriçim tërësisht të ri, parkingje dhe sipërfaqe të gjelbërta. Do të vendosen edhe zhardonjerë dekorativë dhe lule, sepse duam që Çairi të ketë një pamje më estetike dhe më të pastër.
Njëkohësisht nis edhe rekonstruksioni i rrugës “Maksut Sadik”, që lidh Çairin me Universitetin “Nënë Tereza”, sepse kjo rrugë ka rëndësi të veçantë për studentët dhe qytetarët.
Është e rëndësishme të theksohet se të gjitha këto investime janë siguruar me fonde qeveritare gjatë 15 muajve të qeverisjes sonë, sepse nga buxheti vetanak i komunës nuk mund të mbulohen projekte të tilla madhore.
Prandaj, ky është vetëm fillimi, sepse në katër vitet e ardhshme Çairi do të transformohet tërësisht në një komunë me infrastrukturë bashkëkohore, ngaqë sot në krye të shtetit kemi një qeveri që nuk bllokon komunat, siç ka ndodhur më herët. Vetëm për ty Çairi im!”, tha Izet Mexhiti.
The post Mexhiti: Mbi 760 mijë euro për infrastrukturën e Çairit, për Fushë Topanën first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.