Mexhiti: Pesë herë kampionë, Shkëndija nuk ndalet!
Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti permes nje statusi në rrjetet sociale, ka uruar KF Shkëndijen nga Tetova për fitoren e fundit që i solli titullin e kampionit në prag të përfundimit të kampionatit elitar të futbollit në RMV. Më poshte mund ta lexoni të plote postimin e Mexhitit. Për herë të pestë, KF Shkëndija ngjitet […]

Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti permes nje statusi në rrjetet sociale, ka uruar KF Shkëndijen nga Tetova për fitoren e fundit që i solli titullin e kampionit në prag të përfundimit të kampionatit elitar të futbollit në RMV.
Më poshte mund ta lexoni të plote postimin e Mexhitit.
Për herë të pestë, KF Shkëndija ngjitet në majën e futbollit si kampione e Maqedonisë së Veriut. Kjo është një arritje e madhe që dëshmon përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë e pakusht për klubin dhe fanellën.
Gjatë gjithë rrugëtimit të saj, Shkëndija ka dëshmuar se madhështia ndërtohet me lojtarë që luftojnë për çdo top, me trajner që udhëheq me urtësi dhe përgatitje, me drejtues që investojnë me besim dhe vizion, dhe me tifozë të palodhur që nuk ndalen kurrë së besuari. Çdo hallkë ka qenë vendimtare në këtë sukses të merituar.
Si zëvendëskryeministër, ju uroj sinqerisht për këtë fitore të rëndësishme dhe shpreh mirënjohjen time për kontributin e vyer që jepni në sport dhe në jetën shoqërore. Sporti është burim frymëzimi për të rinjtë, dhe fitore të tilla janë dëshmi e qartë se kur punohet me zemër, arrihen majat.
Urime kampionëve të rinj. Urime KF Shkëndija!