Mexhiti: Si zëvendëskryeministër premtoj se tragjedia në Koçan nuk do të kalojë pa drejtësi!

Zëvëndëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, njoftoi se sot ka nënshkruar në Librin e Zisë për humbjen tragjike të 59 të rinjve në Koçan. Është një humbje e madhe. “Sot nënshkrova në Librin e Zisë për humbjen tragjike të 59 të rinjve në Koçan. Është një humbje e madhe. Është një dhimbje që nuk mund të […]

Mars 19, 2025 - 16:00
 0  1
Mexhiti: Si zëvendëskryeministër premtoj se tragjedia në Koçan nuk do të kalojë pa drejtësi!

Zëvëndëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, njoftoi se sot ka nënshkruar në Librin e Zisë për humbjen tragjike të 59 të rinjve në Koçan. Është një humbje e madhe.

“Sot nënshkrova në Librin e Zisë për humbjen tragjike të 59 të rinjve në Koçan. Është një humbje e madhe. Është një dhimbje që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Në këtë moment zie, fjalët janë të pamjaftueshme për të shprehur gjithë trishtimin. Por, gjithashtu ky është një moment reflektimi”, ka shkruar zëvëndëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ai mes tjerash ka shtuar se premton nga pozicioni që ka që për këtë tragjedi domosdo do të ketë drejtësi.

“Si zëvendëskryeministër, premtoj se kjo tragjedi nuk do të kalojë pa drejtësi. Dhe, për të siguruar që një tragjedi e tillë të mos përsëritet më kurrë, do të veprojmë për të parandaluar neglizhencën dhe abuzimin me pushtetin. Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, miqtë dhe të gjithë Maqedoninë e Veriut!”, ka përfunduar zëvëndëskryeministri Mexhiti.