Mickoski: 80 komuna kanë dorëzuar rreth 900 aplikime për realizimin e projekteve 

  Janë dorëzuar pothuajse 900 aplikime nga 80 komuna për realizimin e projekteve, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski, transmeton Portalb.mk. “Më lejoni të ndaj me ju një lajm të mirë, e ai është se, siç më informoi ministri për vetëqeverisje lokale, deri më sot – praktikisht, pasi kishte disa ditë të lëna që projektet të arrijnë […]

maj 2, 2025 - 18:00
 0  8
Mickoski: 80 komuna kanë dorëzuar rreth 900 aplikime për realizimin e projekteve 
Hristijan Mickoski. Foto: Qeveria e RMV-së

 

Janë dorëzuar pothuajse 900 aplikime nga 80 komuna për realizimin e projekteve, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski, transmeton Portalb.mk.

“Më lejoni të ndaj me ju një lajm të mirë, e ai është se, siç më informoi ministri për vetëqeverisje lokale, deri më sot – praktikisht, pasi kishte disa ditë të lëna që projektet të arrijnë edhe me postë – të gjitha komunat, gjithsej 80, kanë dorëzuar aplikime për realizimin e projekteve nga thirrja e dytë”, tha Mickoski.

Ai shtoi se kur t’i mbledhim ato nga thirrja e parë dhe e dytë së bashku, “do të kemi gjithsej 1.200 aplikime”.

“Këto janë 1.200 kantiere ndërtimi në Maqedoni. Kjo është një gjë historike, do të thosha shekullore. Dhe këtë e bëjmë për gjeneratat e ardhshme, por edhe për gjeneratat e sotme të cilat meritojnë kushte më të mira për jetë,” theksoi ai.

Ndryshe, në thirrjen e parë janë marrë 288 projekte nga 78 komuna në vlerë prej 4.5 miliard denarë, ndërsa përmes Ministrisë për transport janë miratuar 800 milionë denarë.

Më 27 tetor të vitit 2024 u nënshkruan marrëveshjet mes resorëve ministrore dhe komunave. Bëhet fjalë për marrëveshjet që dalin nga plani për financim i Qeverisë ndaj komunave, në formë të donacioneve, të cilat kohë më parë aplikuan me projekte në Qeveri.

Kujtojmë se kryeministri Hristijan Mickoski në fushatën parazgjedhore kishte premtuar marrjen e borxhit prej një vendi të huaj, duke e mbajtur të fshehur se për cilin shtet bëhet fjalë, që më vonë u zbulua se është Hungaria. Ai kishte paralajmëruar nismën e re për zhvillimin e komunave në vend duke siguruar 250 milionë euro.