U zvogëlua numri i të punësuarve në industri në RMV
Indeksi i numrit të të punësuarve në industrinë mars të vitit 2025, krahasuar me marsin e vitit 2024, është 95.7, kjo do të thotë se numri i të punësuarve është zvogëluar për 4.3%, transmeton Portalb.mk. Enti Shtetëror i Statistikës raportoi se numri i punëtorëve në sektorin minierat dhe gurorët gjatë muajit mars të vitit 2025, krahasuar me […]


Indeksi i numrit të të punësuarve në industrinë mars të vitit 2025, krahasuar me marsin e vitit 2024, është 95.7, kjo do të thotë se numri i të punësuarve është zvogëluar për 4.3%, transmeton Portalb.mk.
Enti Shtetëror i Statistikës raportoi se numri i punëtorëve në sektorin minierat dhe gurorët gjatë muajit mars të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie për 2.1 %, në sektorin industria përpunuese përj 4.5 %, dhe në sektorin furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 1.8 %.
Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit mars të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie te energjia për 2.8 % te prodhimet kapitale për 7.3 %, produktet intermediare, përveç energjisë për 0.5 % dhe prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 6.1 %, ndërsa rritje vërehet te prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 13.4 %.
Indeksi i numrit të të punësuarve në industri në periudhën janar – mars të vitit 2025 krahasuar me periudhën janar – mars të vitit 2024 është 96.1.