Për shkak shtesave në paga të llogaritura gabimisht, 18 gjykatës të Gostivarit kanë ngritur padi

Në vitin 2024, numri i padive në Gjykatën e Gostivarit është rritur ndjeshëm – edhe atë në 23 padi, nga të cilat 18 padi nga gjykatës bazuar në shtesa të pagave të llogaritura gabimisht, përkatësisht punës të kaluar, kontributeve në paga të paditësve – gjykatës, si dhe regres të papaguar nga vitet e kaluara dhe […]

Prill 30, 2025 - 23:00
 0  6
Për shkak shtesave në paga të llogaritura gabimisht, 18 gjykatës të Gostivarit kanë ngritur padi
Foto ilustrim, e edituar nga Portalb.mk

Në vitin 2024, numri i padive në Gjykatën e Gostivarit është rritur ndjeshëm – edhe atë në 23 padi, nga të cilat 18 padi nga gjykatës bazuar në shtesa të pagave të llogaritura gabimisht, përkatësisht punës të kaluar, kontributeve në paga të paditësve – gjykatës, si dhe regres të papaguar nga vitet e kaluara dhe 5 padi nga nëpunës gjyqësorë bazuar në realizimin e të drejtës për shpërblime jubilare, me një shumë totale prej 2.3 milionë denarësh, kanë konstatuar revizorët shtetërorë, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Kështu, në raport shkruhet se kësaj gjykate i mungojnë dispozita për përcaktimin e pagave të punonjësve të gjykatave që kryejnë punë teknike dhe ndihmëse.

“Mjetet e ndara nga Buxheti i vitit 2023 për financimin e Pushtetit Gjyqësor nuk e arrijnë përqindjen e përcaktuar me ligj prej 0,8 përqind të BPV-së së Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht mjetet e miratuara përfaqësojnë 0,3 përqind të BPV-së. Në modulin për llogaritjen e pagës së policisë gjyqësore, rritja e pagës nuk është përfshirë në komponentin bazë, në bazë të të cilit bëhet pwrllogaritja e punës së kaluar, ndërsa shtesat për punën shtesë dhe punën e natës, megjithëse nuk duhet, janë përfshirë në bazën për llogaritjen e shtesës për përvojë pune”, thuhet në raport.

Revizorët konstatuan gjithashtu kushte të ndryshme për plotësimin e një vendi pune në dispozitat sipas të cilave punojnë gjykatat, duke shkaktuar dilema dhe pamundësi për të vepruar.

“Nuk është përcaktuar as forma dhe përmbajtja e formularëve për mbajtjen e depozitave gjyqësore dhe ka një mospërputhje në dispozitat ligjore dhe nënligjore në definimin e pronësisë së lëndëve të depozituara të vjetruara pas skadimit të dhjetë viteve nga dorëzimi i tyre. Mungon dokumentacioni që do të konfirmonte të drejtën e pronësisë ose përdorimit të pronës së paluajtshme – ndërtesës në të cilën ndodhet gjykata. Inventarizimi nuk është kryer në përputhje me dispozitat ligjore”, kanë konstatuar revizorët.

Në raport thuhet se gjykata ka instaluar një sistem për regjistrimin elektronik të orëve të punës dhe orëve shtesë, por ai nuk po përdoret për shkak të mosfunksionimit.

“Nuk është lidhur marrëveshje midis institucioneve mbi pjesëmarrjen procentuale te shpenzimet e përdorimit të përbashkët të ndërtesës. Nuk janë ndërmarrë aktivitete për të kryer një inventarizim të depozitave gjyqësore. Nuk është përcaktuar statusi i lëndëve në lidhje me depozitat gjyqësore, të përfunduara/të papërfunduara, me qëllim që të merren masa të mëtejshme për to. Nuk është krijuar një evidencë për mjetet monetare dhe sendet me vlerë të sekuestruara dhe objektet e tjera të sekuestruara, nuk është bërë as inventarizim i tyre dhe nuk është kryer asnjë mbikëqyrje mbi punën e përgjithshme materiale dhe financiare të gjykatës me mjetet për depozitat”, thuhet në raport.