Nis sezoni turistik dimëror! Për fundjavë linjë e rregullt Tetovë-Kodra e Diellit!
Fillon sezoni turistik dimëror në Kodrën e Diellit. Nga kjo qendër thonë se janë të gatshëm për vizitorë të shumtë, kurse ski-liftet janë funksionale kurse mysafirët e parë tashmë gjenden në shtigjet e skijimit. Lartësia e dëborës në Kodrë e Diellit është mbi 40 centimetra. Këtë sezon, nga objektet hotelerike që janë pronë e ski-qendrës […]
Fillon sezoni turistik dimëror në Kodrën e Diellit. Nga kjo qendër thonë se janë të gatshëm për vizitorë të shumtë, kurse ski-liftet janë funksionale kurse mysafirët e parë tashmë gjenden në shtigjet e skijimit.
Lartësia e dëborës në Kodrë e Diellit është mbi 40 centimetra. Këtë sezon, nga objektet hotelerike që janë pronë e ski-qendrës do të punojë vetëm hotel “Slavija” derisa hoteli “Kodra e Diellit” është i mbyllur dhe jashtë përdorimit. Në funksion për vizitorët janë edhe disa hotele private.
Nga kjo fundjavë, qytetarët dhe turistët që duan ta vizitojnë Kodrën e Diellit, mund ta shfrytëzojnë linjën e rregullt të transportit publik. Kjo linjë do të funksionojë çdo të shtunë dhe të dielë. Udhëtarët do të transportohen me autobusë të ndërmarrjes publike, kurse çmimi I biletës kthyese është 200 denarë.