Mickoski: Drejtori i ASK-së i plotëson kushtet sipas ligjit

Kryeministri Hristian Mickoski thotë se drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Bojan Hristovski i plotëson kushtet sipas ligjit. I bëri thirrje Komisionit Antikorrupsion që sa më shpejtë të deklarohet për këtë rast pas akuzave nga opozita se Hristovski nuk i plotëson kushtet që të jetë drejtor i ASK-së. “Them se të gjitha kushtet sipas ligjit […]

tetor 27, 2024 - 18:01
 0  4
Mickoski: Drejtori i ASK-së i plotëson kushtet sipas ligjit

Kryeministri Hristian Mickoski thotë se drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Bojan Hristovski i plotëson kushtet sipas ligjit. I bëri thirrje Komisionit Antikorrupsion që sa më shpejtë të deklarohet për këtë rast pas akuzave nga opozita se Hristovski nuk i plotëson kushtet që të jetë drejtor i ASK-së.

“Them se të gjitha kushtet sipas ligjit janë plotësuar. Organi i vetëm i cili duhet të konstatojë nëse ato kushte janë plotësuar është Komisioni Antikorrupsion të cilit i bëj thirrje që ta hetojë shpejtë këtë rast. Jam i bindur se ai i plotëson kushtet. Vallë do të lejonim që të ndodhë një gjë e tillë. Dokumenti është dhënë nga viti 2022, se a ka ekzistuar në ndërkohë ose nuk ka ekzistuar ajo Agjenci, kjo është çështje krejt e ndryshme”, tha Mickoski pas akuzave të sotme nga LSDM opozitare se është falsifikuar certifikata e gjuhës angleze e Hristovskit.

Mickoski tha se nëse konstatohet lëshim në rastin me Hristovskin, do të kërkojë përgjegjësi.

“Nëse këtë e konstaton një institucion përkatës, e jo LSDM-ja opozitare dhe ish-inteligjentët e frikësuar që këto agjenci të sigurisë kombëtare i shndërruan në fortesa në luftën kundër opozitës në kohën kur ne ishim opozitë, atëherë po. Por presioni që vjen nga këto instalime spiune -udbashe në radhët e LSDM-së dhe BDI-së, të cilat duhet të na detyrojnë të punojmë nën presion, më motivon më tej”, tha Mickoski në konferencën për media në Qeveri.

Nga LSDM-ja opozitare sot përsëri kërkuan dorëheqje nga drejtori i ASK-së sepse, siç theksuan, ai kishte certifikatë të falsifikuar të gjuhës angleze.

Përveç dorëheqje nga Hristovski, LSDM kërkon reagim urgjent nga Komisioni Antikorrupsion dhe përgjegjësi edhe nga kryeministri Hristian Mickoski për partizim të institucioneve dhe vendosje të personave pa kualifikime dhe integritet të dëmtuar.

Faktori bullgar njoftoi se kontrolli i gazetarëve të tij ka treguar se në Plovdiv nuk ekziston qendër e autorizuar për dhënien dhe lëshimin e certifikatës së njohur ndërkombëtarisht për TOEFL, ndërsa sipas regjistrit të shkollave në Bullgari nuk ka as shkollë me emrin Language School Julia Cо.LTD.