Mickoski: E kuptoj nevojën për sensacion, por nuk është marrë vendim për zgjedhjen e kompanisë për parkingun në Qendrën Klinike
Qeveria nuk ka marrë vendim të tillë dhe nuk e di se nga vijnë ato informacione, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në pyetjen e gazetarëve pas njoftimeve për përzgjedhjen e kompanisë “Gjoka Construction” përmes partneritetit publiko-privat për ndërtimin dhe menaxhimin e parkingut në Qendrën Klinike në Shkup. Mickoski tregoi se gjatë përzgjedhjes do të merret […]


Qeveria nuk ka marrë vendim të tillë dhe nuk e di se nga vijnë ato informacione, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në pyetjen e gazetarëve pas njoftimeve për përzgjedhjen e kompanisë “Gjoka Construction” përmes partneritetit publiko-privat për ndërtimin dhe menaxhimin e parkingut në Qendrën Klinike në Shkup. Mickoski tregoi se gjatë përzgjedhjes do të merret parasysh kredibiliteti dhe besueshmëria e kompanisë, transmeton Portalb.mk.
“Dhe çfarë do të kemi parasysh? Ne kemi parasysh specifikacionin e tenderit dhe sigurisht që nuk do të zgjidhet një kompani që nuk ka asnjë kredibilitet, pa besueshmëri, as karakteristika teknike dhe këtu përfundon gjithçka. Jini të sigurt. Unë e kuptoj që duhet sensacion, sulm ndaj Qeverisë, por kjo qeveri funksionon ndryshe nga parimi i mëparshëm, pra vendimet që merr kjo Qeveri janë ekskluzivisht në interes të qytetarëve dhe nuk do të jetë ndryshe. Pra, të jeni të sigurt se çdo vendim i marrë nga kjo qeveri është ekskluzivisht në interes të qytetarëve”, tha Mickoski gjatë vizitës së sotme në vendbanimin Draçevë në komunën e Kisella Vodës.
Sipas tij, këto informacione janë fabrikuar për të sulmuar qeverinë dhe punën e saj.
“Nëse po kërkojmë një mënyrë për të sulmuar qeverinë për diçka që nuk ka ndodhur, atëherë edhe ne mund t’i krijojmë gjërat. Por unë po ju them se qeveria nuk ka marrë një vendim të tillë”, theksoi kryeministri.
Lidhur me çështjen e partneritetit publik-privat për parkingun e Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, ministri i Shëndetësisë Arben Taravari deklaroi mëngjesin e sotëm se marrëveshja do të nënshkruhet nëse do të kalojë edhe disa filtra të tjerë pas procedurës fillestare.
“Nuk është nënshkruar. Parkimi në Qendrën Klinike është gjithmonë shumë telash. Nëse oferta, ja dëgjoj, gjithmonë do të thotë shumë për mua çfarë thotë publiku, nëse më thonë se diçka nuk është në rregull, është lëshuar në Qeveri, nëse më thonë se ka lëshime edhe atje, nuk do të kemi asgjë. Do ta anulojmë, do të publikojmë thirrje të re, por do të humbasim vetëm një vit”, tha Taravari.
Taravari sqaroi se afati për menaxhimin e parkingut nuk është 20 vjet, siç parashikohet në studimin e fizibilitetit dhe nuk do të jetë më shumë se shtatë deri në 10 vjet.
Afati për ndërtimin e garazheve montazhë shumëkatëshe, nëse kontrata nënshkruhet, ka gjasa të jetë gjashtë muaj deri në një vit, tha ai. Qeveria në seancën e 20 gushtit të vitit të kaluar vendosi që me partneritet publiko-privat të ndërtojë garazhe në kate në Qendrën Klinike dhe formoi Komisionin për zbatimin e procedurës. Parkingu i Qendrës Klinike aktualisht menaxhohet nga Ndërmarrja Publike “Parkingu i qytetit” – Shkup.