Mickoski: Janë përcaktuar çmimet dhe produktet që do të përfshihen në “Shportën e Vitit të Ri”

Tashmë janë përcaktuar produktet që do të përfshihen në shportën e Vitit të Ri, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski. Siç deklaroi Mickoski, janë përcaktuar edhe çmimet. Sipas kryeministrit, shporta e vjeshtës ka dhënë rezultate. Qytetarët mund t’i ndjejnë efektet, ndërsa këtë e konfirmojnë edhe numrat. “Vazhdojmë më tej. Nga ajo sa jam informuar nga ministri […]

Nëntor 9, 2024 - 14:00
 0  8
Mickoski: Janë përcaktuar çmimet dhe produktet që do të përfshihen në “Shportën e Vitit të Ri”

Tashmë janë përcaktuar produktet që do të përfshihen në shportën e Vitit të Ri, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski.

Siç deklaroi Mickoski, janë përcaktuar edhe çmimet.

Sipas kryeministrit, shporta e vjeshtës ka dhënë rezultate. Qytetarët mund t’i ndjejnë efektet, ndërsa këtë e konfirmojnë edhe numrat.

“Vazhdojmë më tej. Nga ajo sa jam informuar nga ministri i Ekonomisë, është realizuar komunikim me odat, është përcaktuar lista e produkteve dhe artikujve për para Vitit të Ri, janë përcaktuar edhe çmimet. Punojmë dhe kjo shihet nga raportet e publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave. E keni parë që pasi nuk e di për sa kohë, inflacioni mujor është negativ dhe është në -0,7 për qind, pra jemi në deflacion kur krahason tetorin dhe shtatorin. Më vjen keq që u kritikua nga opozita, por numrat janë të pamëshirshme. Efektet nga masa qytetarët mund t’i ndjejnë dhe shihet në numrat, tetori ka ulje, nuk ka më inflacion, por ka deflacion prej -0,7 dhe ka qenë 0,3 për qind në shtator në krahasim me gushtin. Tani kemi një për qind më pak, që është një kursim prej 1.000 deri në 1.300 denarë, por kjo nuk mjafton, do të vazhdojmë të punojmë. Nuk mund të bëjmë gjithçka menjëherë dhe brenda natës, por është e rëndësishme të shihet që po punojmë, që qytetarët të kuptojnë se ka një brez politikanë që duan të punojnë, për muajin e pestë po bëjmë gjithçka për të bërë që jeta e qytetarët të jetë më e mirë”, theksoi Mickoski.

Mickoski ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, si dhe nga Koce Trajanovski, drejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH).