Mickoski, Kos: Jemi të gatshëm të diskutojmë gjithçka që do të jetë parimore dhe në favor të vendit tonë
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot në Bruksel pati takim me Komisioneren e re për Zgjerim të BE-së, Marta Kos. “Diskutuam për interesat strategjike të Maqedonisë në lidhje me zgjerimin e BE-së dhe gatishmërinë e vendit për të pasur sukses në rrugën drejt BE-së”, njofton Mickoski. Mickoski tha se do diskutojë për gjithçka. […]
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot në Bruksel pati takim me Komisioneren e re për Zgjerim të BE-së, Marta Kos.
“Diskutuam për interesat strategjike të Maqedonisë në lidhje me zgjerimin e BE-së dhe gatishmërinë e vendit për të pasur sukses në rrugën drejt BE-së”, njofton Mickoski.
Mickoski tha se do diskutojë për gjithçka.
“Ne jemi të gatshëm të diskutojmë gjithçka që në parim do të jetë në favor të vendit tonë dhe në interes të të gjithë qytetarëve”, shtoi Mickoski.