Mickoski: Ose të dielën të punojë të gjithë me mëditje të dyfishtë-trefishtë ose askush!

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në mbledhjen e sotme parlamentare për pyetje të deputetëve, duke iu përgjigjur pyetjes për qëndrimin e Qeverisë për të The post Mickoski: Ose të dielën të punojë të gjithë me mëditje të dyfishtë-trefishtë ose askush! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 26, 2024 - 21:00
 0  3
Mickoski: Ose të dielën të punojë të gjithë me mëditje të dyfishtë-trefishtë ose askush!

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në mbledhjen e sotme parlamentare për pyetje të deputetëve, duke iu përgjigjur pyetjes për qëndrimin e Qeverisë për të dielën ditë jopune, theksoi se nuk duhet të jetë selektive, siç ka bërë qeveria e kaluar, por ose t’u jepet mundësia të gjithëve që  arrijnë marrëveshje me punëdhënësit për mëditje të dyfishtë ose trefishtë ditore, të kenë të ardhura të tilla ose askush nuk duhet të punojë.

“Dhe sot është ditë e diel pune, por për disa operatorë ekonomikë edhe në ligjin për metra katrorë janë të vizatuar dhe të përshkruar se kush janë. Të themi, është një qendër tregtare që më kujtohet se ishte hapur me bujë nga koalicioni i atëhershëm LSDM-BDI në frymëzim para raundit të parë apo të dytë të zgjedhjeve lokale 2021, duke menduar se në këtë mënyrë do të arrinte një rezultat më të mirë. Dhe tani janë disa operatorë ekonomikë që janë duke punuar.  Ne si Qeveri i bëjmë vetes pyetjen në vijim, dhe kjo është ose askush nuk punon, përfshirë ata, ose ata që duan të punojnë me pëlqimin e punëtorëve që duan të punojnë për të marrë një pagë të dyfishtë ditore. Kjo është dilema që e kemi ne si Qeveri dhe këtu nuk shohim asgjë të keqe”, tha Mickoski.

Ai shtoi se sipas matjeve të opinionit publik, rreth 75% janë për të punuar të dielave nëse paguhen dyfish.

“Madje, sa për informimin tuaj, tre herë në muaj matim opinionin publik për nevojat brendapartiake dhe brenda koalicionit dhe në ato matje publike zakonisht një ose dy janë telefonike dhe një matje gjithmonë në terren. Përafërsisht ne testojmë disa atribute ndër të cilat dhe këtë atribut. Shtatëdhjetë e pesë për qind e qytetarëve janë për faktin që duan të punojnë të dielave nëse paguhen dyfish”, theksoi Mickoski, por shtoi se cila do të jetë zgjidhja përfundimtare do të varet nga mbledhja e radhës e Këshillit ekonomiko-social.

“A do të ketë dhe cilat do të jenë këto ndërhyrje ligjore, drejt cilës zgjidhje do të konvergojmë do të varet se cili do të jetë rezultati i mbledhjes së radhës të Këshillit ekonomiko-social. Këtë çështje e kemi diskutuar edhe me sindikatat. Kjo nuk është një çështje që ne duam ta imponojmë. E kemi diskutuar me sindikatat dhe odat e tregtisë, punëdhënësit. Ne nuk e kemi diskutuar këtë çështje në një rreth të ngushtë dhe nuk kemi marrë një vendim, dhe pastaj nuk dimë se çfarë të bëjmë me atë vendim. Nëse mendoni se diçka do ta bëjmë me dhunë, nuk do ta bëjmë me dhunë”, nënvizoi Mickoski dhe shtoi.

“Në përgjithësi katalizohen dy zgjidhje. Njëra është ose askush të mos  punojë,  askush. Ka një kryeqytet të tillë të një vendi në Evropën Qendrore, askush nuk punon të dielave dhe e kryer,  kaq, ose nëse dikush paguan mëditje të dyfishtë  ose bie dakord me sindikatat për kushte të ndryshme që të mund të punojë, të punojë”.

 
Ai theksoi gjithashtu se mendimi i tij personal është ose t’u jepet mundësia atyre që duan të ardhura më të mira të punojnë ose të mos punojë askush, por gjithçka do të varet nga mbledhja e Këshillit ekonomiko-social në të cilin do të ketë një diskutim të hapur. me punëtorët dhe punëdhënësit.

“Nëse duam të diversifikojmë dhe ndryshojmë modelin dhe konceptin tonë ekonomik, duhet të mendojmë kështu. Cila do të jetë zgjidhja përfundimtare, publiku do ta dijë pas mbledhjes së fundit që do të kemi me Këshillin ekonomiko-social, ku do të diskutojmë së bashku hapur, me zë dhe të qartë mes punëdhënësve dhe punëtorëve.

Mendimi im personal, që të mos keni ndonjë dilemë, që për të gjithe ata që do arrijnë marreveshje me punëdhenesit dhe do marrin mëditje më të lartë, dyfish e trefish etj. duhet të mundësohet të punojnë të dielave dhe të kenë të ardhura të tilla ose po e përsëris askush të mos punojë”, ka përfunduar Mickoski.

The post Mickoski: Ose të dielën të punojë të gjithë me mëditje të dyfishtë-trefishtë ose askush! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .