Një grua humbi jetën në qarkoren e Shkupit, po përcaktohet nëse ka lëvizur në këmbë apo ka rënë nga mbikalimi

Ekipet e prokurorit publik dhe policisë po hetojnë se si dje ka humbur jetën një grua në qarkoren e Shkupit. Siç informojnë nga Prokuroria Themelore Publike (PThP) Shkup, po punohet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e sakta nën të cilat ka ndodhur ngjarja, transmeton Portalb.mk. Përkatësisht, po konstatohet nëse gruaja tashmë e ndjerë ka […]

Jan 2, 2025 - 14:00
 0  4
Një grua humbi jetën në qarkoren e Shkupit, po përcaktohet nëse ka lëvizur në këmbë apo ka rënë nga mbikalimi
Policia, sulm, aksident

Ekipet e prokurorit publik dhe policisë po hetojnë se si dje ka humbur jetën një grua në qarkoren e Shkupit. Siç informojnë nga Prokuroria Themelore Publike (PThP) Shkup, po punohet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e sakta nën të cilat ka ndodhur ngjarja, transmeton Portalb.mk.

Përkatësisht, po konstatohet nëse gruaja tashmë e ndjerë ka qenë duke ecur në rrugë apo ka rënë nga mbikalimi. Në atë moment, sipas përshkrimit nga Prokuroria, ajo është përplasur nga një makinë që lëvizte përgjatë qarkores, e cila lëvizte natën dhe me dukshmëri të zvogëluar në rrugë.

Pas aksidentit, drejtuesit të veturës iu nënshtrua analiza e alkoholit, ku u konstatua se nuk drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit.

Nga Prokuroria thonë se për trupin e të ndjerit është dhënë urdhër për autopsi dhe se janë mbledhur gjurmë dhe prova materiale që do t’i nënshtrohen ekspertizës.

Për të zbardhur të gjitha rrethanat, PTHP thotë se po bisedohet edhe me dëshmitarë okularë të ngjarjes.