Mickoski paralajmëroi mundësinë e blerjes së mbi 100 autobusëve të rinj elektrikë për transport publik stabil

Në kuadër të zgjidhjes së qëndrueshme të problemit të transportit publik të qytetit në Shkup, kryeministri Hristijan Mickoski mbrëmë nga Beogradi njoftoi një projekt të ri të propozuar i cili është në fazën e analizës për blerjen e 100-120 autobusëve elektrikë të cilët nuk do të shpërndahen vetëm për NTP-Shkup por edhe për komunat ku […]

Nëntor 23, 2024 - 19:00
 0  6
Mickoski paralajmëroi mundësinë e blerjes së mbi 100 autobusëve të rinj elektrikë për transport publik stabil
Autobusët e NTP-së, autobusë, foto: NTP

Në kuadër të zgjidhjes së qëndrueshme të problemit të transportit publik të qytetit në Shkup, kryeministri Hristijan Mickoski mbrëmë nga Beogradi njoftoi një projekt të ri të propozuar i cili është në fazën e analizës për blerjen e 100-120 autobusëve elektrikë të cilët nuk do të shpërndahen vetëm për NTP-Shkup por edhe për komunat ku ka transport publik të organizuar në qytet, transmeton Portalb.mk.

“Së shpejti do të dalim me një projekt propozim të ri. Jemi ende duke analizuar se sa është fuqia e disponueshme e buxhetit për blerjen e 100 dhe 120 autobusëve elektrikë së bashku me 50 e ca karikues, të cilët do të shpërndahen jo vetëm në Shkup për NTP-në, por edhe për ato komuna ku transporti publik urban është i organizuar sipas proporcionit 80:40 ose ndoshta do të jetë 70:70 – do të shohim, ende jemi duke menduar dhe analizuar këtë situatë dhe jam i bindur se së shpejti nga sot do të gjejmë një zgjidhje të tillë që do të lehtësojë në mënyrë dramatike transportin publik në Shkup, por edhe në komunat tjera që kanë organizuar transport publik”, tha Mickoski mbrëmë nga Beogradi, në pyetjet e gazetarëve në kuadër të vendimit të Qeverisë për ndarjen rezervave të naftës për NTP-në për tejkalimin e problemit me transportin publik.

Shkupi me 20 dhe 21 nëntor mbeti pa transport publik, për këtë arsye në rrugët e Shkupit u krijua një kaos i vërtetë. Për shkak të kaosit në komunikacion dhe kolapsit të transportit publik, një numër i madh i studentëve në Shkup mëngjesin e sotëm nuk kanë arritur të shkojnë në ligjërata apo provime në universitet.

Zyra e kryetares Danela Arsovska tha se VMRO-DPMNE dhe kryeministri Hristijan Mickoski janë fajtorë për faktin se Shkupi është pa transport publik.

Prej se Arsovska është kryetare, transporti publik në Shkup është kolaps dhe nuk funksionon. Nuk ka autobusë të rregullt, duhet të presësh një orë në stacione, dhe kur vjen autobusi është plot me pasagjerë.

Danela Arsovska u bë kryetare e Shkupit si kandidate e VMRO-DPMNE-së me premtimin për transport falas për të gjithë qytetarët dhe blerjen e 250 autobusëve të rinj ekologjikë.