LSDM-ja thotë se veturës së kryetarit të saj në Krivogashtan i është vënë zjarri, kërkon që institucionet të zbulojnë autorët

LSDM thotë se kryetarit të Organizatës komunale të Krivogashtanit, Antonio Simonoski, i është djegur vetura dhe ka kërkuar që MPB-ja dhe të gjitha institucionet tjera kompetente të veprojnë menjëherë dhe t’i zbulojnë autorët, transmeton Portalb.mk. “Organet kompetente duhet të përcaktojnë nëse ky sulm është i motivuar politikisht, aq më tepër që Simonovski nuk ka pasur […]

Nëntor 23, 2024 - 19:00
 0  5
LSDM-ja thotë se veturës së kryetarit të saj në Krivogashtan i është vënë zjarri, kërkon që institucionet të zbulojnë autorët
LSDM. Foto printscreen nga video-live e LSDM-së

LSDM thotë se kryetarit të Organizatës komunale të Krivogashtanit, Antonio Simonoski, i është djegur vetura dhe ka kërkuar që MPB-ja dhe të gjitha institucionet tjera kompetente të veprojnë menjëherë dhe t’i zbulojnë autorët, transmeton Portalb.mk.

“Organet kompetente duhet të përcaktojnë nëse ky sulm është i motivuar politikisht, aq më tepër që Simonovski nuk ka pasur mosmarrëveshje me askënd. Padyshim që paaftësia e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe partizimi që po ndodh në institucione inkurajon dhunuesit. Në periudhën e kaluar ka pasur një sërë incidentesh me djegie automjetesh edhe të punonjësve të policisë. Duhet të ketë përgjegjësi. Kjo dhunë, e cila ka filluar të mbretërojë në rrugë vetëm për shkak të paaftësisë së MPB-së për të garantuar sigurinë e qytetarëve, është e papranueshme”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Ndryshe, muajin e kaluar Prokuroria Themelore Publike në Shtip filloi procedurë hetimore për zbardhjen e rastit ku ishte djegur poashtu një veturë e një redaktori të televizioni lokal.

Prokuroria dha udhëzime rreth gjetjes së incizimeve nga zona ku automjetit i është vënë flakë. Vetura u djeg në oborrin e shtëpisë së tij.