Mickoski për emërtimin e rrugëve në Tetovë: Çdo vendim i njëanshëm nuk do të pranohet
“E para, nuk mund të ketë ndryshim të emrave pa konsensus; kjo varet nga vendimi i Qeverisë. Nëse merret një vendim i njëanshëm, unë si kryetar i Qeverisë një pikë The post Mickoski për emërtimin e rrugëve në Tetovë: Çdo vendim i njëanshëm nuk do të pranohet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
“E para, nuk mund të ketë ndryshim të emrave pa konsensus; kjo varet nga vendimi i Qeverisë. Nëse merret një vendim i njëanshëm, unë si kryetar i Qeverisë një pikë të tillë nuk do ta shqyrtoj. Dhe e dyta, ka marrëveshje koalicioni, sa jam i informuar. Marrëveshja është që të gjitha rrugët që nuk kanë emra ose janë vetëm me numra të marrin emra të rinj, ndërsa ato që kanë emra të mbeten siç janë. Kjo është marrëveshja e koalicionit dhe vetëm kjo do të jetë e pranueshme,” deklaroi sot Kryemnistri Hristijan Mickoski.
Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetari të Klan Maqedoni, tha se deklaratat janë keqkuptuar. Pas reagimeve të VMRO-DPMNE-së, Kasami sot nuk ishte i qartë nëse bëhet fjalë për emërime të reja apo riemërime të rrugëve.
Tensionet për emërimin e rrugëve në Tetovë po arrijnë kulmin! Mickoski kërkon të mbrojë “trashëgiminë maqedonase”, ndërsa Kasami hesht mbi planet e tij. A është ky fillimi i një përplasjeje të re politike mbetet të shihet! (tvklan.mk)
The post Mickoski për emërtimin e rrugëve në Tetovë: Çdo vendim i njëanshëm nuk do të pranohet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .