Mickoski: Për momentin nuk do të konsideroja kandidat të përbashkët me LSDM-në për kryetar të Komunës së Koçanit

Për kryeministrin e RMV-së, Hristijan Mickoski për momentin është i papranueshëm propozimi i liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, për të dalë me një kandidat të përbashkët për kryetar komune të Koçanit në zgjedhjet lokale në vjeshtë, pas tragjedisë që goditi këtë qytet, transmeton Portalb.mk. “Nuk do të hyja në politikanizim të tillë, ende plagët nga […]

Mars 30, 2025 - 18:00
 0  6
Mickoski: Për momentin nuk do të konsideroja kandidat të përbashkët me LSDM-në për kryetar të Komunës së Koçanit
Kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski. Foto: Qeveria e RMV-së

Për kryeministrin e RMV-së, Hristijan Mickoski për momentin është i papranueshëm propozimi i liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, për të dalë me një kandidat të përbashkët për kryetar komune të Koçanit në zgjedhjet lokale në vjeshtë, pas tragjedisë që goditi këtë qytet, transmeton Portalb.mk.

“Nuk do të hyja në politikanizim të tillë, ende plagët nga tragjedia e tmerrshme nuk janë shëruar, dhe tani të mendojmë për një kandidat të përbashkët për Koçanin. Kjo do të shkaktonte dhimbje shtesë për njerëzit që kanë humbur më të afërmit e tyre. Nuk kanë kaluar ende 40 ditë nga ajo ngjarje”, tha Mickoski sot gjatë vizitës në Novosellë.

Ai shtoi se, megjithatë, është i gatshëm për një takim liderësh me Filipçen, por tha se deri tani nuk ka marrë ftesë nga LSDM-ja.

Mickoski theksoi se sa i përket takimit të liderëve, kjo është një temë tepër serioze për t’u diskutuar në publik.

“Nëse ai vlerëson se duhet të më informojë dhe të më njoftojë, unë jam gjithmonë i gatshëm për tema serioze. Lë në dorën e tyre, unë jam i gatshëm për çdo termin për ta pranuar nëse ka tema serioze.” tha ai.

Kujtojmë se edhe partitë tjera parlamentare presin ftesën zyrtare nga lideri i LSDM-së, Venko Filipçe dhe më pas do të vendosin nëse do të marrin pjesë në mbledhje liderësh. Ndërsa BDI-ja e kushtëzon mbështetjen e formimit të Komisionit me vëzhgues ndërkombëtarë për hetimin e zjarrit në Koçan.