Mickoski: Të mërkurën asgjë nuk do të ndodhë! Për ligjin për gjuhët BDI krijon tensione dhe manipulime politike
Të mërkurën asgjë nuk do të ndodhë, siguron kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me seancën e caktuar në Gjykatën kushtetuese ku duhet të debatohet për dispozitat kontestuese nga ligji për gjuhët. Ai tha se për këtë kanë biseduar me partnerin e tyre VLEN, megjithatë theksoi se askush nuk duhet të intervenojë për procedurën e këtillë […] The post Mickoski: Të mërkurën asgjë nuk do të ndodhë! Për ligjin për gjuhët BDI krijon tensione dhe manipulime politike appeared first on InfoShqip.com.
Të mërkurën asgjë nuk do të ndodhë, siguron kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me seancën e caktuar në Gjykatën kushtetuese ku duhet të debatohet për dispozitat kontestuese nga ligji për gjuhët. Ai tha se për këtë kanë biseduar me partnerin e tyre VLEN, megjithatë theksoi se askush nuk duhet të intervenojë për procedurën e këtillë që është në proces. Sipas Mickoskit, BDI me hapat e saj përpiqet të krijojë ndarje etnike për ta kthyer vëmendjen drejt vetes.
“Edhe ata e dinë mirë, BDI, për shkak se mbi 20 vjet emërojnë gjykatës kushtetues dhe gjykatës të tjerë, madje edhe ata e dinë se asgjë nuk do të ndodhë, asgjë. Pasi asgjë nuk do të ndodhë të mërkurën, sepse dihet se si janë procedurat e Gjykatës Kushtetuese, pastaj do të dalin në opinion për të treguar, ja ne ushtruam presione, andaj tani asgjë nuk ndodhi të mërkurën. Ky është një grup i izoluar i ish funksionarëve të lartë të qeverisë për të cilët ka dyshime se kanë kryer krime të mëdha”, tha Hristijan Micksoki.
Para mbajtjes së seancës për ligjin për gjuhët nga BDI paralajmëruan se nesër do të vendosin për hapat e tyre të ardhshëm pa konkretizuar nëse kjo nënkupton organizim të protestave. Kryeministri Mickoski tha se tashmë i dinë hapat e tyre dhe se janë njoftuar partnerët ndërkombëtarë.
“Ne jemi rezistues dhe parashikojmë. I dimë hapat e tyre, e dimë se çfarë planifikojnë dhe punojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë, kështu që i siguroj qytetarët të rrinë rehat. Do të ketë përpjekje nga këta njerëz, më besoni ne i dimë se kush janë ata, e dimë saktë me cilat grupe komunikojnë dhe si komunikojnë. I dimë saktë të gjitha. Mos mendoni se diçka nuk dihet dhe ne, por edhe partnerët tanë strategjikë për shkak se në këtë nuk jemi vetë”, tha Mickoski.
Bashkimi Demokratik për Integrim i ka dërguar këto ditë një letër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian dhe NATO-s në të cilën u bën thirrje që të ndërmarrin veprime të vendosura për të parandaluar, siç kanë thënë, cenimin e paqes dhe destabilizimin e vendit. Të qëndrojmë të gjithë të qetë, ka bërë thirrje në rrjetet sociale zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, i cili gjithashtu ka bërë të ditur se në seancë nuk do të marrin pjesë dy gjyqtarë. Kjo, siç tha Mexhiti, do të thotë se vendimet nuk do të jenë legjitime. Bilal Kasamin, kryetari i Besës, tha se derisa ishte në pushtet BDI-ja nuk u interesuan për çështjet shqiptare, por tani kur ka ardhur koha për përgjegjësi.
The post Mickoski: Të mërkurën asgjë nuk do të ndodhë! Për ligjin për gjuhët BDI krijon tensione dhe manipulime politike appeared first on InfoShqip.com.