Mickoski: Temat serioze nuk diskutohen nëpër mediume
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski i’u është përgjigjur kërkesës së kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçes, ku ky i fundit ka kërkuar takim liderësh. Mickoski tha se tema është shumë serioze që të diskutohet në mediume. HRISTIJAN MICKOSKI,KRYEMINSITËR I MAQEDONISË SË VERIUT “Për një takim të liderëve, kjo është një temë shumë serioze për […]

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski i’u është përgjigjur kërkesës së kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçes, ku ky i fundit ka kërkuar takim liderësh. Mickoski tha se tema është shumë serioze që të diskutohet në mediume.
HRISTIJAN MICKOSKI,KRYEMINSITËR I MAQEDONISË SË VERIUT
“Për një takim të liderëve, kjo është një temë shumë serioze për t’u diskutuar publikisht. Nëse e ndjen të nevojshme të më informosh dhe të më njohësh, jam gjithmonë këtu për tema serioze. Ua lë në dorën e tyre, jam i gatshëm të pranoj çdo gjë nëse ka tema serioze”.
Ndërkaq, për Mickoskin aktualisht është i papranueshëm propozimi i liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, që të garojnë me kandidat të përbashkët për kryetar të Komunës së Koçanit në zgjedhjet lokale, pas tragjedisë që e goditi këtë qytet.
HRISTIJAN MICKOSKI,KRYEMINSITËR I MAQEDONISË SË VERIUT
“Unë nuk do të merresha me atë lloj politike, ende nuk janë shëruar plagët nga tragjedia e tmerrshme, dhe tani duhet të mendojmë për një kandidat të përbashkët për Koçanin. Kjo do të shkaktojë dhimbje shtesë për njerëzit që humbën të dashurit e tyre. Nuk kanë kaluar ende 40 ditë nga ajo ngjarje”.
Kujtojmë se kjo ide e Filipçes vjen, pas tragjedisë së madhe e të tmershme që ndodhi më natën e 16 marsit, ku diskoteka PULS, u përfshi nga flakët, ku mbetën të vdekur 59 persona, kryesishtë të rinjë dhe mbi 190 persona u lënduar.