Micotakis: Besoj se Maqedonia e Veriut do të kuptojë se nuk është në interes të saj ta ndjekë qëndrimin që krijon probleme me Greqinë
Besoj se vendi do të kuptojë se nuk është në interes të saj të insistojë në qëndrimin që krijon probleme me fqinjin e saj më të madh, i cili gjithashtu është edhe investues i madh në vend dhe prej të cilit pret mbështetje në rrugën evropiane, tha kryeministri grek, Kiriakos Micotakis në intervistë për televizionin […]
Besoj se vendi do të kuptojë se nuk është në interes të saj të insistojë në qëndrimin që krijon probleme me fqinjin e saj më të madh, i cili gjithashtu është edhe investues i madh në vend dhe prej të cilit pret mbështetje në rrugën evropiane, tha kryeministri grek, Kiriakos Micotakis në intervistë për televizionin “Antena”, duke folur për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut dhe edhe njëherë e përsëriti pozicionin se pret qëndrim të qartë nga kreu shtetëror dhe politik se e respekton Marrëveshjen e Prespës, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Micotakis tha se në Ballkan, për fat të keq, ende ekzistojnë forca të cilat konsiderojnë se do të kenë dobi politike nëse i trazojnë shpirtrat e fjetur të nacionalizmit ballkanik”, duke shtuar se kjo “në masë të madhe ndodhi me Qeverinë aktuale të Maqedonisë së Veriut, dhe në periudhën parazgjedhore, por deri në një shkallë të caktuar edhe pas zgjedhjeve”.
I përsëriti pozitat për Marrëveshjen e Prespës që i kishte para se Demokracia e Re të vinte në pushtet dhe edhe njëherë theksoi se “emri i shtetit është Maqedonia e Veriut, kjo nuk kontestohet, pa dallim nëse paraqitet jashtë apo emri përdoret për përdorim të brendshëm”.
“Maqedonia e Veriut nuk mund t’i ikë këtij parashikimi. Shoh se në dy muajt e fundit Qeveria deri në një shkallë të caktuar e kuptoi këtë. Ajo që pres, jo vetëm unë, sepse çështja nuk është bilaterale, i referohet edhe Evropës, deri në një shkallë të caktuar i përket edhe NATO-s, është deklaratë shumë e qartë e kreut shtetëror dhe politik se respektimi i Marrëveshjes së Prespës është i plotë dhe se emri i vendit është Maqedonia e Veriut, pa dallim nëse e përdorin jashtë apo brenda vendit. Besoj se po lëvizim në drejtim të vërtetë”, tha Micotakis.
Në pyetjen e gazetarit nëse duhet Greqia “t’i informojë më intensivisht aleatët për qëndrimin e Maqedonisë së Veriut”, Micotakis u përgjigj shkurt se tashmë e kanë bërë atë.
Ndryshe, në qershor të vitit 2024, ish kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras i dhanë Çmimin e Paqes “Prespa” ndërmjetësuesit në negociatat për emrin Matthew Nimitz. Në shtator, Tsipras ka marrë çmimin e paqes “Nikos Nikoforidis” për Marrëveshjen e Prespës.
Kujtojmë se, ndryshimi i emrit të shtetit buron nga Marrëveshja e Prespës, e nënshkruar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë më 17 qershor 2018, e cila u dha fund mospajtimeve të kamotshme mes dy shteteve. Të dy shtetet së fundmi i kishin dëmtuar raportet bilaterale pasi presidentja Siljanovska-Davkova nuk tha emrin kushtetues të vendit, Republika e Maqedonisë së Veriut, por vetëm Maqedonia, në inaugurimin në Parlamenti më 12 maj, për të cilin gjest ambasadorja greke Philippidou u largua nga salla plenare. Presidentja më pas nënshkroi deklaratën solemne në të cilën shkruhej Republika e Maqedonisë së Veriut.