Aksioni policor në Haraçinë, Policia arrestoi një personi që kërkohej për vuajtje të dënimit me burg

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot në Haraçinë kanë arrestuar 40-vjeçarin me iniciale A.B., i cili ishte i dënuar për zhvatje dhe dhunë, dhe po kërkohej për vuajtje të dënimit me burg, transmeton Portalb.mk. “Sot (18.04.2025) rreth orës 08:30 në fshatin Haraçinë, pas ndërmarrjes së masave operative dhe taktike, zyrtarët policorë e […]

Prill 18, 2025 - 18:00
 0  5
Aksioni policor në Haraçinë, Policia  arrestoi një personi që kërkohej për vuajtje të dënimit me burg
Policia e RMV-së, Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot në Haraçinë kanë arrestuar 40-vjeçarin me iniciale A.B., i cili ishte i dënuar për zhvatje dhe dhunë, dhe po kërkohej për vuajtje të dënimit me burg, transmeton Portalb.mk.

“Sot (18.04.2025) rreth orës 08:30 në fshatin Haraçinë, pas ndërmarrjes së masave operative dhe taktike, zyrtarët policorë e kanë privuar nga liria A. B. (40) nga Shkupi. Personi kërkohej me urdhër qendror në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Shkup për vuajtje të dënimit me burg prej tre vjetësh për veprën penale “zhvatje” nga neni 258 paragrafi 2, lidhur me nenin 1, në lidhje me nenin 45, paragrafi 1, dhe një vit burg për veprën “dhunë” nga neni 386, paragrafi 3, në lidhje me nenin 1 nga Kodi Penal. Personi është dërguar në Institucionin Korrektues Idrizovë për vuajtje të dënimit”, thonë nga MPB.

Kujtojmë se Haraçina është shpesh cak i aksioneve policore.

Në një aksion polidcor të datës 18.12.2024 rreth orës 01:30, zyrtarët policorë të Njësitit për shpërndarje të shpejtë dhe Njësitit për trafikim ilegal në SPB Shkup, në rrugën lokale nga fshati Orllancë në drejtim të fshatit Nikushtak në atarin e komunë së Haraçinës, gjetën një mitraloz, nëntë pushkë automatike, disa korniza automatike boshe dhe një rrip fishekësh, dy korniza automatike me fishekë, një kavanoz me municion, një çantë shpine dhe sende të tjera

Në dhjetor poashtu të vitit 2024, u zhvillua në një aksion në të cilin u çmontua një grup kriminal.