Milanoviq: Kroacia e gatshme ta ndihmojë rajonin pa dallim

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, ka shprehur gatishmërinë për ndihmën e Kroacisë në rajon pa dallim. Në konferencën me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj dhe homologen e Sllovenisë, në mbledhjen e sotme në Durrës për Samitin e Iniciativës Brdo-Brion, Milanoviq ka thënë se është shumë e rëndësishme kur flitet në këtë nivel dialogu. “Jemi pjesë e

tetor 6, 2025 - 16:00
 0
Milanoviq: Kroacia e gatshme ta ndihmojë rajonin pa dallim
Milanoviq: Kroacia e gatshme ta ndihmojë rajonin pa dallim

Milanoviq: Kroacia e gatshme ta ndihmojë rajonin pa dallim

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, ka shprehur gatishmërinë për ndihmën e Kroacisë në rajon pa dallim.

Në konferencën me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj dhe homologen e Sllovenisë, në mbledhjen e sotme në Durrës për Samitin e Iniciativës Brdo-Brion, Milanoviq ka thënë se është shumë e rëndësishme kur flitet në këtë nivel dialogu.

“Jemi pjesë e këtij sistemi dhe do të mbetemi pjesë e sistemit. Duhet të mundohemi të bëjmë të gjitha lëvizjet politike. Pajtohem me çfarë thanë kolegët e mi”, ka deklaruar ai.

Milanoviq tutje ka shprehur dëshirën që forumi i ardhshëm të zhvillohet në Kroaci.