Ministria e Jashtme prezanton ambasadorin e ri të Italisë në Shqipëri

Marco Alberti është caktuar si ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e Italisë përmes një postimi në rrjetin social ‘X’. Postimi i plotë: “Transformimi i një bashkëpunimi strategjik në projekte dhe i projekteve në rezultate. Pasion dhe vendosmëri për të ndërtuar së bashku një të […]

Jan 20, 2025 - 19:00
 0  4
Ministria e Jashtme prezanton ambasadorin e ri të Italisë në Shqipëri

Marco Alberti është caktuar si ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e Italisë përmes një postimi në rrjetin social ‘X’.

Postimi i plotë:

“Transformimi i një bashkëpunimi strategjik në projekte dhe i projekteve në rezultate. Pasion dhe vendosmëri për të ndërtuar së bashku një të ardhme paqeje, zhvillimi të qëndrueshëm dhe rritjeje gjithëpërfshirëse midis dy popujve miq, duke mbështetur me bindje anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.”

Kujtojmë se këtë post e ka mbajtur Farizio Bucci, i cili u largua nga pozicioni i Ambasadorit italian në Shqipëri, pas mbylljes së mandatit 5-vjeçar të tij.